Politikë
Ministrat e rinj, presidenti do të bëjë verifikime për kandidaturat para dekretimit
“Tv Klan” informon sot se Presidenti i Republikës do të kalojë në proces verifikimi katër propozimet e reja për ministra”. Sipas këtij televizioni kreu i Shtetit ka një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj, propozimi i të cilëve duhet të bëhet zyrtar.
Edi, shyqyr që të kemi!
Tjetër goditje nga Meta, bien edhe “dy zogj” të inkriminuar të Rilindjes
Pas Elvis Rroshit të Kavajës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin socialist të bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla të dy të zgjedhurit socialistë preken nga ligji i dekriminalizimit.
Xhafa i preferuari i ndërkombëtarëve, apo garancia e Ramës kundër Metës?
Mes katër emrave të propozuar për të zëvendësuar emrat e ministrave të larguar nga kryeministri, ai i Fatmir Xhafës ka tërhequr më shumë vëmendjen. Dhe në fakt këtë e ka bërë vetë mazhoranca, konkretisht PS-ja me mjetet e veta mediatike, duke dashur të sqarojë se atuja kryesore e Xhafës në detyrën e re është mbështetja ndërkombëtare. Madje i preferuari i tyre për të për rolin që ai presupozohet se pati në reformën në drejtësi.
Bëhen publike emrat e katër ministrave të rinj
Kryeministri ka bërë të njohur emrat zëvendësues në kabinetin e tij qeveritar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së. Katër njerëz të afërt me të që nuk ndryshojnë thuajse asgjë në panoramën e përgjithshme. Fatmir Xhafa caktohet ministër i Brendshëm, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Eduart Shalsi, ministër për Çështjet vendore. Ata zëvendëosjnë Sajmir Tahirin, Ilir Beqjan, Blendi Klosin dhe Blendi Çuçin.
Versioni zyrtar për ndryshimet në qeveri/Kryeministri: Zëvendësuesit, të katërt nga PS-ja
"Radioaktiviteti" ndaj elektoratit
Bujar Kapexhiu ka kërkuar në protestën e sotme largimin e të vjetërve. Mesa duket Berisha perceptohet si figurë radioaktive ndaj elektoratit.
Ikin dy reformatorë dhe dy anonimë
Ilir Beqja, Sajmir Tahiri, Blendi Çuçi dhe Blendi Klosi. Këta mendohet se janë emrat e larguar nga qeveria. Lajmi raportohet referuar burimeve nga mbledhja e koordinatorëve të PS-së, ndonëse nuk ka asgjë zyrtare. Një vështrim sipërfaqësor na jep një lexim: ideja se ministrat ndryshojnë për të angazhuar ata më shumë në fushatë, formalisht vlen për Beqjan dhe Tahirin, pasi jëta të dy janë ministrat më të përfolur, por edhe më të mbrojtur nga kryeministri. Me punën e tyre Edi Rama ka mbrojtur atë që ai e quan qeverinë e reformave.
Filloni të imagjinoni Shqipërinë nën LSI-në
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka përcjellë përmes një televizioni lokal mesazhin e Ilir Metës për pazarin e rikonfirmimit të koalicionit qeveriës.
Truku me koordinatorët, varka e radhës për kryeministrin
Qesh më mirë kush qesh i fundit-tha kryeministri Rama në një postim të disa orëve pasi u mësua se gati gjysma e qeverisë do të ndryshojë, skenar që deri dje dukej i pamundur nisur nga retorika që atashonte kontratën me shqiptarët dhe përcaktimeve kushtetuese për ligjshmërinë e mandatit të një qeverie.