Politikë

Rama bën monologje, tjetërkush vendos rregullat e lojës

Postuar në 21 Mars, 2017 13:31

Ilir Meta përforcoi sot mesazhin e dhënë nga Luan Rama se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duke treguar se është ai që vendos rregullat e lojës, pavarësisht se çfarë thotë kryeministri i vendit. “Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”- tha Meta.

Teatër në çadrën e pushtetit, LSI mund të mos hyjë në zgjedhje (Video)

Postuar në 20 Mars, 2017 22:45

Edi Rama rrezikon të hyjë i vetëm në zgjedhje, pasi LSI duket se nuk do e ndjekë nga pas pasi i qëndron parimit për zgjedhje me opozitën. Një ditë pasi Edi Rama ose partneri në koalicion tha se nuk e tremb një vetëpërjashtim i Partisë Demokratike nga sistemi, shfaqet LSI dhe nënkryetari i saj Luan Rama që deklaron se zgjedhjet pa opozitën do ishin farsë dhe do cënonin standardet demokratike të vendit.

E merr kush seriozisht shtetin tonë?

Postuar në 20 Mars, 2017 21:00

Çfarë lloj shteti është Shqipëria e sotme? Çfarë përfaqëson ajo në arenën ndërkombëtare përveç ekzistencës nominale? A e merr kush seriozisht këtë lloj krijese pa formë dhe pa përmbajtje që ushtron talentin e vet për gjullurdi të vogla si prej sarhoshi që ka rënë në dy pare xhepi? Me sa duket jo dhe këtë mund të kuptosh në një politikë pa sens dhe pa kuptim, që kryqëzon çdo akt dhe çdo korrent, kondensuar natyrshëm vetëm nga parëndësia e saj.

Apologji publike nga Xhafaj: Kam qenë hetues, por jo dhunues

Postuar në 20 Mars, 2017 18:00

Pas dekretimit nga Presidenti Nishani si Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka sqaruar me një deklaratë publike  akuzat mbi të kaluarën e tij si hetues i Prokurorisë Krujës. Deklarata vjen si përgjigje ndaj rezervave të shprehura nga Nishani për figurën e tij, duke përcjellë edhe mesazhin se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Dekretimi i Xhafajt, poeti Visar Zhiti i refuzuar nga Nishani: Presidenti, vegël e mbetur e Diktaturës

Postuar në 20 Mars, 2017 10:58

Dekretimi i Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, ka ekspozuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ndaj sjelljes me dy standarde. Ndonëse Nishani ka sqaruar se nukka tagër të kthejë kandidaturën në fjalë, të cilën përndryshe do ta refuzonte, poeti Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti aktual për  dekretim në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, ka reaguar duke mos kursyer fyerjet.

Presidenti i Republikës dekreton emërimin e katër ministrave të rinj

Postuar në 20 Mars, 2017 10:42

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përmbushur sot detyrimet e veta kushtetuese duke dekretuar shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të tjerëve, të gjithë propozime të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Dekretet kanë zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të ministrave Tahiri, Çuçi, Beqja dhe Klosi dhe emërimin në detyrë të ministrave Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, respektivisht në dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Vendore, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Mllef për çadrën dhe mediat, në zgjedhje pa opozitën

Postuar në 19 Mars, 2017 17:37

Me jo pak mllef për opozitën dhe mediat, kryeministri Rama në komunikimin e fundjavës nuk tregoi shenja tërheqje nga qëndrimi për të mbyllur mandatin sipas afateve kushtetuese, ndërsa dekalaroi se mazhoranca do të futet në zgjedhje edhe pa opozitën.  Ai tha se nuk ka ndërmend të prishë kontratën me popullin dhe se kriza që trumbeton opozita është vetëm e saj dhe jo e Shqipërisë, duke folur për interesa të ngushta politiko-mediatike dhe para të pista të investuara kundër qeverisë dhe atij personalisht.  Rama tha se është i hapur për dialog dhe se mirëpret çdo propozim të ri për ndryshimin e

Ministri i Jashtëm grek flet për konflikte në Shqipëri me afrimin e zgjedhjeve

Postuar në 19 Mars, 2017 16:27

Ministri i Jashtëm i Greqisë deklaroi se me afrimin e zgjedhjeve në Shqipëri, do të rriten edhe konfliktet në vendin tonë. Këtë deklaratë Nikos Kocias e ka dhënë në një takim me homologun amerikan, të cilit i tha se Kosova po injoron NATO-n me krijimin e Ushtrisë.

"TemaTv"

Protesta e PD-së, komenton edhe Rexhep Qosja: Shqipëria në luftë qytetare foljore

Postuar në 19 Mars, 2017 12:56

Rexhep Qosja ka bërë sot disa komente rreth protestës së PD-së duke u ndalur sidomos tek ajo që e quan deklaratë luftënxitëse të Lulzim Bashës. 

Ndikim i Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë?

Postuar në 18 Mars, 2017 21:32

Top Channel publikoi lajmin se 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në proceset zgjedhore të disa vendeve si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë