Presidenti i Republikës dekreton emërimin e katër ministrave të rinj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përmbushur sot detyrimet e veta kushtetuese duke dekretuar shkarkimin e katër ministrave dhe emërimin e katër të tjerëve, të gjithë propozime të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Dekretet kanë zyrtarizuar shkarkimin nga detyra të ministrave Tahiri, Çuçi, Beqja dhe Klosi dhe emërimin në detyrë të ministrave Fatmir Xhafa, Eduard Shalsi, Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, respektivisht në dikasterin e Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Vendore, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Problemi politik i ngritur nga opozita për kandidaturën e Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm është kapërcyer nga Nishani që paralajmëroi një ditë më parë se ai nuk ka asnjë tagër kushtetues në këtë rast. Formalisht dekretet do të kalojnë në seancë plenare, ku mbetet për PD-në të veprojë nëse e ka mbajtjen e Xhafajt larg detyrës, objektiv real. Hetimi parlamentar mund të jetë një rrugë, ndonëse shumë artificiale për një njeri që ka qenë dy herë ministër.
Comments
U dhjefsha mu ne detyre, qe
U dhjefsha mu ne detyre, qe nga presidenti e deri tek disa institucione leshi si INStituti kunder krimeve te Komunizmit etj
Behuni fasade e ketyre enerimeve te atyre qe kane kryer krime kunder njerezimit!
Nuk e njoh kete Xhafajn dhe
Nuk e njoh kete Xhafajn dhe as me intereson nese u zgjodh apo nuk u zgjodh minister! Por me habit fakti qe presidenti paska tager VETEM per te firmosur dhe pranuar emertimet e ndryshme ne qeveri ne rang ministri!?! Pra presidenti -sic thote dhe vete- nuk paska tager per te MOS firmosur nje emertim te caktuar!?! Atehere, perse u dashka firma e presidentit?!? Sepse e ka firmen e bukur?!?
Add new comment