Politikë
Karriera e Medvedev u dëmtua, në mos u prish. Keni parë një gjë të tillë në Shqipërinë europiane?
Në vende me tendenca autoritare si Shqipëria ka një ide se beniaminët e atij që ka pushtetin janë të pacenueshëm në ambiciet e veta politike. Shembuj konkretë: Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD-së thjesht se kështu donte Sali Berisha. Një tjetër: Erjon Veliaj u bë kryetar bashkie në Tiranë dhe po lejohet të kultivojë ambicien për kryetar PS-së dhe kryeministër me lejen e qartë dhe bekimin e Edi Ramës.
Çadra merr goditje nga PPE: PD në zgjedhje dhe në parlament
Partia Popullore Europiane ka aprovuar një rezolutë emergjence për Ballkanin Perêndimor në ditën e parê tê Kongresit dyditor që mbahet nê Maltë. Rezoluta inkuarojn të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe insititucionet në vendet respektive të tyre në rajon dhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.
SHBA foli: Zgjedhjet në Shqipëri në 18 qershor, opozita të marrë pjesë
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin, Hoyt Brian Yee i kërkon opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe të mos i bllokojë ato. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ai thotë se Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj më 18 qershor. Sipas tij nëse ka probleme opozita dhe qeveria duhet të kenë dialog në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira e të drejta.
Min 15:50
Ku bashkohen Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha?
Konfuzioni i krijuar me deklaratat kritike të ministrave të LSI-së ndaj qeverisë, sado konstruktive të duken nga përkthimi shqip në shqip i Ilir Metës nuk e fshehin dot animin e LSI-së nga çadra e vendosur poshtë zyrës së Edi Ramës. Ky i fundit po ndjek linjën radikale nëse mund të quhet të hyrjes në zgjedhje edhe pa opozitën, por në këtë rrugë nuk ka mbështetjen pa kushte të partnerit të tij në qeveri, Ilir Meta, i cili shfaqet i shqetësuar për standardin e zgjedhjeve dhe demokracisë në vend.
Dekorata për Ramën, kryeministri francez: I pari që u angazhua në rrugën e pajtimit me Serbinë
Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftonte në profilin e vet në Facebook, dekorimin nga presidenti francez, Francoise Holande, me dekoratën e Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit. Një nderim i veçantë ky që është ndër më të lartët në Republikën francez.
Qeveria e pranon zyrtarisht: Sajmir Tahiri, ministri i kanabizimit
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të prezantuar një plan masash kundër kanabisit dhe kultivimit të tij.
Ministria e Jashtme: Nuk ka Platformë të Tiranës për krizën në Maqedoni
Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka thirrur sot në një seancë dëgjimore përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata janë pyetur nga deputetët për situatën në rajon, në dritën e zhvillimeve të reja dhe të vlerësimeve të shumta për ndërhyrje nga Rusia.
Studimi/Autoritarizëm dhe stabilitetokraci e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Grupi Këshillues Ballkani në Politikën Europiane ka prezantuar dje në Parlamentin Europian një studim të titulluar: “Kriza e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Autoritarizmi dhe Stabilokracia e BE-së”. Studimi thekson një paradoks që përjetohet mirë edhe në Shqipëri: Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ecur përpara sa I përket integrimit europian, ato kanë bërë hapa pas në çështjet e demokracisë dhe lirisë.
Partneriteti strategjik, mall shumice - nënshkruhet dokumenti edhe me Francën
Pa ndonjë fushatë të parapërgatitur siç ndodhi në rastin me Turqinë, qeveria lajmëroi firmosjen në Paris të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Francës në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Njoftimi zyrtar nuk jep më shumë detaje për këtë vizitë, por nga leximi i deklaratës që ka përcjellë zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, theksi është tek bashkëpunimi në luftën kundër ekstremizmit.
LSI-ja depoziton në KQZ kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhje
Prej dy ditësh socialistët janë përfshirë në një minidebat me LSI-në për hyrjen ose jo në zgjedhje pa PD-në dhe partitë e opozitës. Por sot, Balkanweb citon burime nga LSI-ja sipas të cilave kjo parti ka dorëzuar tashmë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje. Agjencia në fjalë publikon edhe dokumentin zyrtar të kërkesës që shqyrtohet dhe pritet të miratohet nesër. Dokumenti I jep fund hamendësimeve duke lënë vetëm opozitën e djathtë me një deklaratë politike për mospjesëmarrje në zgjedhje.