Ministria e Jashtme: Nuk ka Platformë të Tiranës për krizën në Maqedoni

Postuar në 29 Mars, 2017 15:26

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka thirrur sot në një seancë dëgjimore përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata janë pyetur nga deputetët për situatën në rajon, në dritën e zhvillimeve të reja dhe të vlerësimeve të shumta për ndërhyrje nga Rusia.

“Rusia nuk ndan me ne të njëjtat vlerësime përsa i perket NATO-s dhe BE-së, përsa i përket investimit të BE dhe vendeve partnere, ndihmës që ato japin. Ajo ka një vështrim tjetër, ne kemi një qëndrim tjetër. Ne nuk mendojmë që këto qëndrime kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në Maqedoni. Asnjë model që përjashton apo nëpërkëmbë shqiptarët të drejtën e tyre legjitime kushtetuese, nuk do mund të rezultoi i suksesshëm në Maqedoni”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm Ferit Hoxha.

Zyrtari shqiptar ka mohuar që platforma e partive shqiptare në Maqedoni të jetë përgatitur në Tiranë, pohim ky që nuk e beson më askush.

As nuk ka, as nuk ka patur platformë të Tiranës. Takimet me përfaqësues politikë, takimet me liderë politikë, takimet me përfaqësues institucional të shqiptarëve në hapësirat ku jetojnë, qofshin në Maqedoni, qofshin në Preshevë, Mal të Zi, janë të zakonshme, janë bërë herë pas here dhe takimi për të cilin aludohet është një nga këto takime”, sqaroi Hoxha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.