Politikë
Bie llotaria e vitit 2030, Kallas: Shqipëria në BE, në varësi të reformave, jo një qeverie apo individi
Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030 është në fund të fundit një objektiv realist në varësi vetëm të reformave. Pretendimi i kryeministrit Edi Rama se Shqipëria hyn në Europë vetëm me një mandat të katërt të Partisë Socialiste, është sfumuar kështu me një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që ka qenë sot në Tiranë.
Çështja "Beleri" merret në shqyrtim nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
Rasti “Beleri”, pra arrestimi i tij dy ditë para zgjedhjeve locale në Himarë dhe mbajtja në burgim, do të shqyrtohen nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, më 26 qershor. Në këtë datë është afati i fundit që Beleri dhe qeveria shqiptare të arrijnë një marrëveshje ë duhet depozituar në GJykatë,
Ky është një hap i parë domethënës për drejtësi. Konfirmon legjitimitetin e pretendimeve të mia dhe ekspozon manipulimin politik kundër meje dhe pakicës greke në Shqipëri
Historia kërkon edhe pak Dinjitet! Pak...
Do të jetë e vështirë që historia jonë të gjejë ndonjë përfaqësues institucionesh pa shtyllë kurrizore deri në këtë nivel sa kryeministri Edi Rama. I cili e ka shumë të lehtë që të bëhet rrogozi i kujtdo që sadopak mund t’i shërbejë për ndonjë yçkël lobimi në këtë botë. Sepse kjo është edhe politika e madhe e këtij zotërie: ta begenisin diku për t’u shitur këtu si lider me peshë dhe imunitet. Në takimin me presidentin izraelit, Isac Herzog, zhvilluar në Jeruzalem, z.
"Gazetarí" me Letër Porosi nga Burgjet
Përgjimet e Veliajt tashmë janë pronë e publikut. Ato u publikuan, nuk u përgënjeshtruan dhe as zhgënjyen. Ato sqaruan edhe ata që nuk duan të sqarohen se pse e mbrojnë Veliajn e burgosur, sesi "i marrin detyrat" Mero Baze, Carlo Bollino dhe pas tyre Yzeirët dhe Dumat.
Tani SPAK nuk ka më nevojë të përgjojë se modeli i brekëve të Shukriut me vrimën në mes të brekëve është universal. Është kriteri moral. Ndaj ata që nuk e dinin tani e panë Gazetarinë me Letër Porosi nga Burgu. E kishim parë më herët nga Bandat e krimit, tani nga politika.
Nuk kemi të bëjmë me gazetarë!
Në një shkrim "investigativ" gazeta në pronësi të Carlo Bollino, shqiptarja.com, shkruan se përgjimet e SPAK për Veliajn shtrojnë për diskutim origjinën e tyre dhe përdorimin politik. Gazeta bën çështje faktin se këto përgjime përfunduan te portali syri.net, pa vënë në diskutim saktësinë e tyre.
Mbërrijmë pra kështu në një gjendje klinike: gazeta që ka ngritur shikueshmërinë e vet me dosje prokurorie, të cilat i ka nxjerrë përherë ndër vite, kërkon që të hapet hetim për rastin në fjalë.
Publikohen përgjimet e Veliajt nga burgu
Faqja online “Cna.al” ka publikuar në këto momente ato që i deklaron se janë pasazhe nga përgjimet që SPAK ka realizuar në përgjim të shtetasit Erion Veliaj gjatë qëndrimit të këtij të fundit në paraburgim. Siç edhe ishte përfolur në përgjime – duke supozuar se ato janë të vërteta – evidentohet një përpjekje e Veliajt që të orientojë disa media në funksion të interesave të ti. P.sh një fragment:
Përralla se "Shqipëria është Europë"
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po këmbëngul përherë e më shumë në tezën e tij se Shqipëria jo vetëm do të hyjë së shpejti në Europë, por se madje është edhe si standard shumë afër Europës. Meqë është fushatë elektorale, ai preferon të sjellë shembuj konkretë. Nga Athina ai solli një shembull me një taksist:
Ambasada e Rusisë: "Kërcënimi Rus", gjueti shtrigash. Shqipëria po quan dizinformim edhe ndihmën sovjetike
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka publikuar pak më parë në faqen e vet në Facebook një koment polemizues ndaj atyre që i quan akuza se Rusia po drejton një fushatë dizinformimi në rajon. Ambasada i referohet një dokumenti zyrtar – Strategjisë kundër Ndërhyrjes së Huaj dhe Dizinformacionit 2025-2030, që sipas saj huazon pjesën më të madhe të materialit nga një “studim” i autorizuar nga disinfo.al, një faqe që siç vihet në dukje, ndër të tjera financohet nga “i vetëdiskredituari USAID”.
Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Joan Pelushi është zgjedhur si kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke pasuar Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri erdhi pas një Liturgie Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e Sinodit të merrnin vendimin e duhur për të zgjedhur një udhëheqës të denjë për Kishën. Ky moment përkon gjithashtu me Ditën e Dytë të Kreshmës. Ceremonia e fronëzimit do të mbahet më 29 mars, një ngjarje e madhe që do të shënojë hyrjen zyrtare të Kryepeshkopit të ri në detyrë.
Kush është Joan Pelushi
Këtu do jem bashkë Saliun!
Protesta në Serbi, një vend me strukturë pushteti të ngjashme me Shqipërinë, na ofron një pasqyrë edhe për kulturën tonë politike dhe shoqërinë në tërësi. Në Serbi u krijua një shkak me një ngjarja tragjike për të ndezur një valë të madhe. Për ta kapitalizuar kundërshtimin ndaj një regjimi që të merr frymën jo me dhunë. Por me korrupsion.