Politikë
Kryemadhi: Arrestimi i Metës, goditje politike e Edi Ramës
Monika Kryemadhi e cilësoi goditje politike me urdhër të Edi Ramës arrestin e Ilir Metës dhe masën për detyrim paraqitjeje dhënë ndaj saj.
Në një dalje një ditë pas arrestimit të bashkëshortit, Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ambasadorët e huaj në Tiranë. Fillimisht pa emra, Kryemadhi foli për “njerëz tranzitorë”, që “bëjnë dhe moral”, se “vijnë me Zara dhe Piaxhio dhe ikin me Fendi, Range Rover dhe vila në bregdet”.
Kryemadhi përmendi emrin e ish-ambasadores së BE-sënë Tiranë, Romana Vlahutin, pas insistimit të gazetarëve.
Arrestohet Ilir Meta, ish-president i Republikës
Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish- president i vendit, Ilir Meta, është vënë sot në pranga. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Ndalimi është bërë në kuadër të hetimeve për dosjen CEZ-DIA dhe dosjen e lobimit, të cilat janë bashkuar në një.
Ilir Meta bëhet kështu zyrtari më i lartë i arrestuar. Ish-president, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryeministër.
Grija politike e Ballkanit
Opozita serbe po shndërrohet përherë e më shumë në një vektor antagonist me qeverinë dhe Aleksandër Vuçiç.
Lituimi po trajtohet si Kauzë për të ardhmen e Serbsë, Kosova quhet e humbur dhe e shitur ndërkohë që për një politikan të vjetër si Borko Stefanoviç e ardhmja europiane e vendit nuk varet nga dy çështjet në fjalë, por nga eliminimi i autoritarizmit.
Sipas tij Perëndimi po dëshmon hipokrizi me mbështetjen e Vuçiç teksa marrëdhënia institucionale dhe anëtarësimi ka si parakusht demokracinë.
Cili ishte roli i Shqipërisë në politikën e BE-së "të paqëtimit me Serbinë"?
Gazeta “Koha Ditore” sjell në vëmendje një shkrim të një politologu gjerman, Alexander Rhotert publikuar në “Tageszeitung” të Berlinit. Ideja qendrore e autorit në fjalë është se tashmë është përvojë e konfirmuar se politika e paqëtimit që BE-ja dhe SHBA ndoqën ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiçit nuk funksionoi. Madje dështoi.
Gjykata e Romës i thotë jo mbajtjes së emigrantëve në Shëngjin
Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës kanë vendosur kthimin në Itali të 12 emigrantëve të sjellë në Shqipëri pak ditë më parë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale.
Gjykata nuk e gjeti në përputhje me ligjin ndalimin e dymbëdhjetë azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të sjellë përmes anijes Libra në qendrën e paraburgimit Gjader tre ditë më parë.
Nënshtrimi i Serbisë si perceptim shtron pyetjen për aftësinë e vendeve të vogla për sovranitet
Afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian ka nisur t’i ngjajë përherë e më shumë përvojës së Europës Qendrore. Nuk është thjesht puna te lëshimi në sovranitet, por te mënyra sesi po kooptohen këta anëtarë të rinj të unionit që duket se janë asgjë më shumë se çirakë që marrin urdhëra. Sjelljet e sotme të Orban, apo përfaqësuesve polakë dhe çekë në raport me Brukselin, nuk janë aventurizëm personal, por sintetizim i një perceptimi se në atë që quhet familja europiane detyrohesh të votosh pro edhe kundër interesit tënd. E ca më keq identitetit tënd.
Baba Mondi rrëfen "dertet" e shtetit në një gazetë izraelite: Jam vëlla i popullit izraelit
Kreu i bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, kërkon që ideja e hedhur pak ditë më parë nga kryeministri Rama për shtetin bektashi të çohet përpara.
Në një intervistë për Jerusalem Post, Brahimaj Kryegjyshata ka nisur hartimin e strategjive për vënien në jetë të kësaj ideje.
“Shteti shqiptar gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje.
Më pas ne do t’i drejtohemi komunitetit ndërkombëtar duke i kërkuar njohjen.
“Tensionet në veri mbeten rrezik për rikthimin e dhunës”
Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës që pasoi sulmin në Manastirin e Banjskës. Admirali i Marinës së SHBA-së, Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli - e cila mbikëqyr misionin e NATO-s në fuqi në Kosovë - tha se aleanca mbetet e shqetësuar për rrezikun e dhunës së përsëritur në veri.
Xhami dhe dronë për Pasha-Limanin e Europës
Më 10 tetor 2024 Shqipëria mori dy dhurata nga Turqia: Xhaminë e Namazgjasë dhe dronët kamikazë.
Të parën për besimtarët, të dytën për trimat. Kryeministri Edi Rama tha se dronët janë një mesazh i Turqisë se Shqipëria është e pagoditshme. Nga kush? Askush nuk e di.
Një shtet bën dhuratë dronët kur ata janë kërkuar më parë, pa folur për faktin se kush do t’i operojë këta dronë. Mos do jenë si xhamia? Armë në menaxhim turk?
Nëse hedh një sy në internet mund të gjesh shpjegime sesi kjo kategori arme ka evoluuar nga armë kundër sistemeve ajrore në armë sulmi.
Shalsi kërkon publikimin e “planit” të auditimit të KLSH-së
Raportet e Auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të bëra shkak shpeshherë për përfundimin e zyrtarëve të lartë në dyert e SPAK, janë kthyer në objekt debati këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë.
Teksa shqyrtohej draft-rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të këtij institucionin që ka identifikuar me qindra abuzime në tendera e PPP, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi, kërkon që KLSH-ja t’i dorëzojë atij listën e institucioneve që do të auditojë, duke bërë kësisoj publik planin e punës.