Politikë
Opozita kërkon ndërprerjen e kontratës me “Crown Agents”: “Një dështim që kundërmon erë korrupsion”
Kontrata me “Crown Agents” duhet të prishet. Ky është mendimi dhe kërkesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, sipas të cilit kontrata nuk justifikohet më dhe rezluton me efekte negative. “Që tani, pa qenë nevoja të presim prokurorinë, duket qartë se kontrata e tij me “Crown Agents” është një dështim që kundërmon erë korrupsioni. Kjo kompani mori nga qeveria shqiptare paratë dhe lehtësirat e njohura, të cilat i kemi kundërshtuar që në krye të herës, por nuk realizoi asnjë prej objektivave të shpallura me bujë nga vetë Edi Rama.
A ka nevojë apo e ka bezdi Europa, Ballkanin?
Bashkimi Europian, ose më saktë Gjermania, i konsideron vendet e Ballkanit Perëndimor, si të sigurta. Por ato janë aq të sigurta, saqë njerëzit, ose një pjesë e tyre, po ikin në vijimësi. Ka një kontradiktë në vlerësimin e sigurisë mes dy zonave: në Gjermani flitet zyrtarisht për siguri të të drejtave politike, që mohojnë të drejtën për të miratuar azilin. Në Ballkan flitet për siguri ekonomike që po shkon drejt zeros, e që shërben si nxitës i emigrimit.
BERZH financues i autostradës adriatiko-joniane? Drejtori rajonal, Holger: “Më mirë se ideja e një Benelux ballkanik, është ajo e tregut të përbashkët”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim synon të japë mbështetje financiare për autostradën adriatiko-joniane, ose ndryshe Korridorin e Kaltër. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, drejtori rajonal i saj, Muent Holger, pranon se BERZH e sheh këtë projekt si premisë për integrimin e mëtejshëm të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Banka do të ishte e interesuar të merrte në konsideratë mbështetjen e autostradës Adriatiko-Joniane, e cila është një projekt rajonal që po promovohet nga qeveritë e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Dobësimi i LSI-së, Genc Pollo në mbështetje të Mediut. Hedh idenë e aleancës Rama-Basha
Sipas gazetës “Sot” teza e hedhur ditët e fundit në tregun politik, për një aleancë të mundshme mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, për të goditur LSI dhe shpëtuar të djathtën nga shpërbërja, nuk është më një iluzion. Rritja e frikshme me 80 mijë vota e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, duke se ka trembur Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, mes të cilëve është riaktivizuar pakti i vjetër politik.
Dade dhe Leskaj kundër Qeverisë për HEC-et në Bënçë e Langaricë: Masakër mjedisore, kanioni i Vjosës ka marrë fund
Dy deputetet e majta Arta Dade dhe Valentina Leskaj kanë dalë kundër qeverisë për vijimin e punimeve në koncensionet mbi lumin Vjosë. Ato kanë denoncuar masakrën mjedisore që po kryhet në atë zonë. Deputetet kanë kërkuar nga zv/ministri Ilir Bejtja
Kush i trajton shqiptarët “si qenie të dorës së dytë”?
Në muajin prill, në Marinëz të Fierit ndodhi një shpërthim në një nga zonat e shfrytëzimit dhe shpimit për naftë nga kompania “Bankers Petroleum”.
Casual politikë me frymëzim të majtë dhe orientim nga qendra
“Fiton kur je në qendër, kur je tërheqës për një masë përfaqësuese të publikut, fiton kur mbështet biznesin por edhe sindikatat; nuk fiton nëse mbështetesh në një platformë tradicionale të majtë. Të artikulosh idenë e modernizimit të Partisë Laburiste nuk është tradhti ndaj parimeve tona; në fakt është e vetmja mënyrë për të zbatuar parimet në botën moderne”. Kështu u është drejtuar Tony Blair anëtarëve të partisë së tij që në Maj të këtij viti pësuan disfatën më të madhe përballë konservatorëve që prej vitit 1987.
Dy shirita inaugurimi, dy fluska sapuni për drejtuesit e mazhorancës
Historia që po del në dritë me tragetin e linjës Durrës-Bari, që quhet “Rapsodi”, të lë shijen e hidhur se shqiptarët, janë të destinuar të shohin vendin e tyre si vend skrapi, apo mbetjesh të botës. Mediat raportojnë se trageti i përuruar pak ditë më parë nga vetë kryeministri, është një anije me probleme teknike dhe që dikur është menduar edhe të copërohej për skrap. Ja se çfarë shkruan “Ora-News”: “Dikur ai quhej “Napoleon Bonoparte” dhe është përplasur tre vite më parë në Marsejë.
AMC zyrtarisht “T”. Deutsche Telekom hyn në Shqipëri. Vlerësimi: AMC, me të ardhura 86,2 milionë euro, ndërkohë që vlera e rinovimit të licencës mbetet e panjohur
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në prezantimin e "Deutsche Telekom" në Shqipëri. Ai e ka quajtur prezencën e një kompanie si "DT", avancim përpara në fushën e komunikimit. Në faqen e vet në internet, "DT", që do të ketë logon “T”, jep disa të dhëna për "AMC", kompaninë që merr në zotërim.
Debat për mosrealizimin e të ardhurave, Bode Tatimet dhe Doganat për evazion fiskal. Zv.ministrja e Financave: "Të ardhurat kanë rënë sepse është rritur prodhimi"
Mosrealizimi i mbledhjes së të ardhurave për 6-mujorin e parë të këtij viti, ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë. Ridvan Bode, akuzoi strukturat e Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave për evazion fiskal. Sipas ishministrit të Financave dhe deputetit Ridvan Bode, perspektiva e këtij viti për nivelin e të ardhurave është e zymtë. Bode iu referua shifrave nga tatimet e doganat, duke ngritur pikëpyetje gjithashtu edhe për ndryshimet buxhetore që ka planifikuar të ndërmarrë qeveria, duke hasur në kundërshtimin e kreut të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe.