Grija politike e Ballkanit
Opozita serbe po shndërrohet përherë e më shumë në një vektor antagonist me qeverinë dhe Aleksandër Vuçiç.
Lituimi po trajtohet si Kauzë për të ardhmen e Serbsë, Kosova quhet e humbur dhe e shitur ndërkohë që për një politikan të vjetër si Borko Stefanoviç e ardhmja europiane e vendit nuk varet nga dy çështjet në fjalë, por nga eliminimi i autoritarizmit.
Sipas tij Perëndimi po dëshmon hipokrizi me mbështetjen e Vuçiç teksa marrëdhënia institucionale dhe anëtarësimi ka si parakusht demokracinë.
Polarizimi duket të ketë mbërritur në kufijtë e urrejtjes derisa autorë si Dragan Velikiç flasin për një mundësi të madhe mobilizimi për Litiumin.
Është një histori unike, një denominator i përbashkët që nuk e kemi patur deri më sot dhe duhet shfrytëzuar
ka thënë ai.
Problemi politik sot për vende si tonat ka nisur të homogjenizohet sepse i përgjigjet strukturës ekonomike dhe ndjesisë së përjashtimit të një pjese të qytetarëve nga vendimmarrja. Po kështu qeveria me opozitën po veprojnë si dy palë që blejnë ushtarët në terren ose me paratë e buxhetit, ose me premtime gjithfarëshe dhe dëshpërim.
Një lloj grije politike për rrugëdaljen nga e cila nuk ka formulë dhe vullnet askush dhe ndoshta kjo është një ndër arsyet e persistencës dhe këmbënguljes së status quosë si e vetmja garanci për sigurinë ditore dhe shmangien nga përballja me thelbin.
Një tjetër aspekt këtu duhet vënë në dukje: limontia e vazhdueshme ka ardhur nga fakti se protestë pas proteste, opozitat kudo në Ballkan kanë ngritur pritmëri nga përdorimi i mjeteve demokratike që janë menduar se veprojnë vetvetishëm.
Me dështimin e objektivit që ka qenë maksimal ka ardhur për fat të keq ezuarimi i mjeteve dhe rënia në një përsëritje që çon në diskreditim i vetë demokracisë që kërkon angazhim për të jetuar.
s.zaimi
Add new comment