Nënshtrimi i Serbisë si perceptim shtron pyetjen për aftësinë e vendeve të vogla për sovranitet

Postuar në 15 Tetor, 2024 15:10

Afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian ka nisur t’i ngjajë përherë e më shumë përvojës së Europës Qendrore. Nuk është thjesht puna te lëshimi në sovranitet, por te mënyra sesi po kooptohen këta anëtarë të rinj të unionit që duket se janë asgjë më shumë se çirakë që marrin urdhëra. Sjelljet e sotme të Orban, apo përfaqësuesve polakë dhe çekë në raport me Brukselin, nuk janë aventurizëm personal, por sintetizim i një perceptimi se në atë që quhet familja europiane detyrohesh të votosh pro edhe kundër interesit tënd. E ca më keq identitetit tënd.

Integrimi pra në BE po e intoksikon perceptimin e një pjese të shoqërisë ballkanike që sheh se e ardhmja është më keq se e shkuara; lëshimi i sovranitetit në emër të sigurisë apo mirëqenies kolektive, është zëvendësuar me çedimin personal të drejtuesve politikë të korruptuar në emër të vendit, por për sigurinë e tyre.

Serbia, një vend që e ka temë kryesore të narrativës së brendshme pavarësinë e saj dhe pavarësinë e vendimmarrjes, po preket nga i njëjti perceptim. Ndonëse në krye të saj qëndron një njeri për të cilin thuhet shpesh se ka qenë shefi i propagandës së Sheshelit apo Millosheviçit, qasja e Aleksander Vuçiç në politikën e jashtme nuk po gëlltitet mirë në Serbi. Madje as nga opozita e cila pretendon se po përballet me një autokrat.

Presidenti serb ka aktualisht dy detyra. E para Rio Tinto, sigurimin e asaj që kanë nevojë BE dhe gjermanët dhe që është litiumi në Europë për të bërë një zhvendosje drastike nga litiumi kinez dhe tregu i Kinës. Ne po shërbejmë si një lloj mbrojtjeje për ta.

Detyra e dytë e Vuçiç është të dorëzojë Kosovën

shprehet Danica Popoviç një ish-profesore e universitetit të Beogradit që ka analizuar aspektete financiare dhe ekonomike të projektit të Jadarit.

Siç shihet largimi i BE-së nga varësia e tregut kinez është në thelb një lëvizje për të ruajtur sovranitetin e unionit në një botë me shumë konkurencë. Dhe kjo lëvizje cilësohet strategjikisht e gjetur. Mirëpo për të zëvendësuar nevojat e veta u gjend Serbia, më saktë një drejtues politik i saj që firmos çfarë i kërkohet dhe këtu kërkesa serbe për sovranitet stigmatizohet si anakronike.

E njëjta gjë ndodh me Shqipërinë që ka në krye një palaço ndërkombëtar e cila poshtërohet nga presidenti turk në inaugurimin e një xhamie që as duhet që ta ketë të gjatë, pikërisht sepse palaços i duhet siguria dhe miqësia e një njeriu si Erdogan.

Nuk po flasim për efekte anësore të politikave të mëdha. Këtu po flasim për thelbin e gjësë që është: a kanë aftësi dhe kapacitet, e më tej edhe kuadër mendor entitete të vogla të vijojnë të funksionojnë mbi premisa dhe perspektiva të Sovranitetit? Jo sovranitetit absolut, por qoftë edhe atij sovranitetit demokratik që konsideron komunitetet?

Mesa duket jo. Vendimmarrja në vende si tonat është atu e pak individëve që po e shtyjnë rajonin në greminë jo më me luftëra por me deprimim. Një nga cilësitë e një politike të suksesshme është edhe që ajo të kuptohet se po i dëgjon njerëzit, pavarësisht se kush janë ata. Në rastin tonë ne kemi të bëjmë me disa individë të kapur që kolliten për bordero të tjera në emër të demokracisë. Dhe kështu përfundojmë në një karikaturizim të diskutimit publik që sa vjen e dominohet nga zhurma dhe provokimi i atyre që paguhen përtë shpërqendruar qytetarët. Deri kur tenxherja që zien të plasë. Fatkqeësisht këtë nuk do ta shohë as Perëndimi dhe as BE-ja që financon dhe mbështet të korruptuarit dhe me ta bën edhe festën. Si sot me Shqipërinë e hapjes së kapitujve të negociatave.

s.zaimi

Comments

Submitted by Meni (not verified) on

Kujtdo i vjen keq dhe ka te drejten te indinjohet oer cfare po ndodh, pot fatkeqesisht eshte e pashmangshme. Te gjithe patetizmat e tipit nje per te gjithe e te gjithe per nje, jane as me shume e as me pak, fjale boshe. Vertete kishin kuptim sa grupi perballohej me BRSS po me pas e humbi kuptimin. Ishte kjo evrope qe blinte gazin e naften ruse pafund. Ishte kjo qe dogji nga Maroku ne Siri e tani qahen nga refugjatet
Ishte kjo evrope qe u thoshte grekeve shisni ca ishuj per te ngrene buke para 10 viteve. Ishte kjo qe futi brenda rumani e bullgari e hungari e poloni e kallam kusurin por nuk i le te punojne brenda. Japin ca leke per rruge e spitale e emergjenca civile por s'ka asnje shans qe nje slloven a grek te jetoje si nje gjerman francez a italiano verior te themi. 60 miliard harxhon franca per kerkim shkencor i bie gjysma e GDP te hungarise. Si mund te jene njesoj tani nje francez e nje hungarez? Apo nje gjerman e nje grek? Apo nje anglez (per sa qe) e nje polak. Nuk do jete kurre.
Pse nuk ka patur asnjehere turqia ndonje shans per be? Edhe sikur te qe po aq ddemokraci sa zvicra, kjo sdo ndodhe kurre. Sepse eshte vend i madh, dmth shume eurodeputete, dmth te drejtoje ne BE.
Kjo eshte demokracia

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.