Kryemadhi: Arrestimi i Metës, goditje politike e Edi Ramës

Postuar në 22 Tetor, 2024 16:34

Monika Kryemadhi e cilësoi goditje politike me urdhër të Edi Ramës arrestin e Ilir Metës dhe masën për detyrim paraqitjeje dhënë ndaj saj.

Në një dalje një ditë pas arrestimit të bashkëshortit, Kryemadhi nuk la pa përmendur edhe ambasadorët e huaj  në Tiranë. Fillimisht pa emra, Kryemadhi foli për “njerëz tranzitorë”, që “bëjnë dhe moral”, se “vijnë me Zara dhe Piaxhio dhe ikin me Fendi, Range Rover dhe vila në bregdet”.

Kryemadhi përmendi emrin e ish-ambasadores së BE-sënë Tiranë, Romana Vlahutin, pas insistimit të gazetarëve.

Këtu vijnë njerëz tranzitorë nga jashtë, vijnë me “Piago” dhe kthehen me “Rang Rover”, vijnë me fustane “Zara” dhe ikin me “Fendi” dhe pastaj me vila në bregdet, edhe të bëjnë edhe moral. Kështu që besoj se e dini që gara më e madhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare është se kush të vijë ambasador në Shqipëri. Normale, ne jemi gati t’i heqim të gjitha, si thotë shprehja, më hiq mua një sy, që t’ia heqësh atij tjetrit të dyja. Dhe normal, se janë përfitimet, se janë kontratat, dhe ca të tjera që janë në rrugë e sipër. Por jam e bindur që Drejtësia e kastruar e Edi Ramës s’ka ndërmend t’i zbulojë, por t’i varrosë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.