Dekorata për Ramën, kryeministri francez: I pari që u angazhua në rrugën e pajtimit me Serbinë

Postuar në 29 Mars, 2017 20:16

Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftonte në profilin e vet në Facebook, dekorimin nga presidenti francez, Francoise Holande, me dekoratën e Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit. Një nderim i veçantë ky që është ndër më të lartët në Republikën francez.  

Televizioni Publik Shqiptar raportonte se Rama është “i pari Kryeministër shqiptar që nderohet me këtë dekoratë që nga vitet ’30 dhe i vetmi që dekorohet jashtë kushteve të reciprocitetit, me iniciativë të vetë Presidentit francez”. Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, që dorëzoi dekoratën, theksoi ndër të tjera, se Edi Rama është një burrë shteti dhe një mik i madh i Francës. Sipas tij, kreu i ekzekutivit shqiptar ka bërë shumë për miqësinë franko-shqiptare dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë. Po kështu me nota shumë pozitive është cilësuar edhe përpjekja e Ramës për afrimin me Serbinë, që duhet renditur ndoshta si një nga arsyet kryesore të këtij nderimi që thekson mbështetjen jonormale për një kryeministër të një vendi që akuzohet për gjithçka.

“Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor. Dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë nismë të bukur, themeluar mbi modelin e Zyrës franko-gjermane të Rinisë që kishin krijuar në kohën e tyre Gjenerali De Gaulle dhe Kancelari Adenauer... Duke ju pranuar sot në gjirin e Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit, Republika i bën kësisoj homazh një burri shteti, një miku të madh të Francës dhe një europiani të bindur, që punon në mënyrë të palodhur për t’i dhënë Shqipërisë vendin që i takon në gjirin e Europës, ashtu siç edhe ne e dëshirojmë, të fortë, të begatë dhe paqësore” tha në fjalën e tij kryeministri francez Bernard Cazeneuve.

Vetë Rama që është shfaqur i befasuar nga ky nderim, ka theksuar se: “Nuk e di nëse e meritoj, por është pa dyshim një nder i jashtëzakonshëm për dikë që mbërriti në Francë si një artist i cili nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të mbërrinte në sallonet e Francës së politikanëve dhe njerëzve të shquar. Dhe marrja e kësaj medaljeje është vërtet një ëndërr. Një ëndërr, në fakt, që ende nuk e kisha parë”.

Comments

Submitted by Legjionari (not verified) on

Ne nje portal shqiptar, lexova nje artikull ne anglisht (me sa duket nuk e kishin perkthyer nga nxitimi) per keto titujt e Legjionarit te Nderit. Aty permendeshin disa personazhe qe e kishin marre kete titull nga Franca dhe rreshtimi perkrah tyre, tregon se cfare vlere ka ky titull. Nder ata qe e kishin marre kete titull ishin : Diktatori Noriega, Princi i Kurores i Arabise Saudite, Vladimir Putin, Bashar Al Asad, Persidenti i Ganes (s'ja mbaj mend emrin) , por edhe me heret Benito Musolini, Gjenerali famekeq Peten, bashkepunetor i nazizmit etj. Te mburresh e te besh propagande ne media per nje titull qe te reshton ne nje vije me Musolinin, Putinin e Asadin me duket budallaleku me i madh. Dhe per me teper cfare motivacioni : Mik i madh i Frances se ke bere pajtimin me Serbine !?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.