Ku bashkohen Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha?

Postuar në 29 Mars, 2017 20:32

Konfuzioni i krijuar me deklaratat kritike të ministrave të LSI-së ndaj qeverisë, sado konstruktive të duken nga përkthimi shqip në shqip i Ilir Metës nuk e fshehin dot animin e LSI-së nga çadra e vendosur poshtë zyrës së Edi Ramës. Ky i fundit po ndjek linjën radikale nëse mund të quhet të hyrjes në zgjedhje edhe pa opozitën, por në këtë rrugë nuk ka mbështetjen pa kushte të partnerit të tij në qeveri, Ilir Meta, i cili shfaqet i shqetësuar për standardin e zgjedhjeve dhe demokracisë në vend. Dhe për më tepër është Ilir Meta në koherencë me qëndrimet e dy drejtuesve të çadrës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.  Tre deklaratat e tyre të fundit flasin për një skenar, atë të destabilizimit të vendit dhe rajonit për shkak të zhvillimeve politikë në Shqipëri.

Deklarata e Lulzim Bashës në PPE:

 “Perspektiva e frikshme, që përmes kësaj zhbërje të demokracisë, Shqipëria të kthehet në parajsën e drejtuar nga droga dhe krimi, po ndodh në zemër të Europës. Ky model, i cili ka për qëllim përzgjedhjen e Parlamentit dhe qeverisë jo nga populli, por nga krimi dhe paratë e drogës, mund të ketë pasoja të rënda në rajon”

Sali Berisha në takimin me ambasadorin italian:

“Vendi ndodhet në një situatë të vështirë dhe të rrezikshme, që mund të çojë drejt desabilizimit, si pasojë e kanabizimit dhe pesëfishimit të pushtetit të bandave e krimit”.

Ilir Meta, takim me LSI-së në Fier:

“Dua të nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejtë të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve plotësisht evropiane në 18 qershor, por në radhë të parë për të forcuar paqen sociale dhe stabilitetin politik në vend”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.