Politikë
Fotolajm/Lu drekon me kreun e PD-së, Basha. Ambasada në mbrojtje të investimit të vet që quhet Reforma në Drejtësi
Protesta përfundon me negociatë. Pazari është vettingu i hedhur në erë nga procedurat parlamentare që mbeten pas edhe regjistrave të kooperativave bujqësore. Në çdo rast, duket se diplomacia po vihet në lëvizje, jo për krizën, por për të mbrojtur një reformë që është investim i saj e jo i këtij vendi. Pavarësisht demagogjisë.
Videolajm/Presidenti Nishani viziton Preshevën dhe Bujanovcin
Presidenti i Shqipërisë është pritur me flamuj dhe veshje shqiptare nga shqiptarët e Luginës, ndërkohë që kryeministri serb, Vuçiç, ka shprehur zemërim pse nuk u luajt himni serb.
Deputeti i BDI: Paranojake, por u detyruam ta firmosim platformën në zyrën e Ramës
Teksa Maqedonia duket në një rrugë pa krye sidomos pas skadimit të afatit kushtetues për shpalljen nga kuvendi i Maqedonisë të datës së zgjedhjeve lokale, krizës politike i shtohet edhe predispozita e BDI-së për të anonçuar faktin se platforma e partive shqiptare, e cila u përdor si argument nga Presidenti Ivanov për të mos mandatuar Zaevin, u firmos në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Lajçak: Në Ballkan, dy shtete pranë shpërbërjes, tre të tjerë në krizë të thellë
Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe i njohur për opinionin shqiptar si negociator për krizën e vitit 2011 në Shqipëri, ka deklaruar se Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në këtë rajon duke lejuar të krijohen situata të ndryshimit të kufijve.
BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike
Sondazh: 67% të kënaqur me punën e policisë, vetëm 55% me të kryeministrit
Nga dy sondazhe elektronike të veçanta të zhvilluara nga Questia.al, rezulton se 67% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e policisë dhe 33% janë të pakënaqur, ndërsa vetëm 55% janë të kënaqur me punën e kryeministrit dhe 45% janë të pakënaqur. Kampionët e anketimit përbëhen kryesisht nga votues të moshës 18-64 vjeç, dhe treçereku i tyre banojnë në zona urbane.
E. Zaloshnja
Hungaria vë në lëvizje diplomacinë në BE kundër Platformës Shqiptare
Hungaria ka ndërmend të vërë në lëvizje institucionet e Bashkimit Europian për të dënuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, mbi të cilën partitë në Maqedoni po negociojnë të drejtat e tyre. Sipas agjencia maqedonase MIA, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u tha reporterëve se “Hungaria e dënon platformën dhe ndërhyrjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të një vendi fqinj”.
Ministrja e Mbrojtjes flet për buxhetet e Mbrojtjes nga Maqedonia
Ministria e Mbrojtjes do të shtojë fondet për t'i përdorur për një projekt madhor për mbrojtjen e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një leksioni përpara studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku ndër të tjera shpjegoi dhe rëndësinë e pjesmarrjes së Shqipërisë në NATO.
"TemaTV"
Mogherini nuk fshihet: Situata në Ballkan është e tensionuar
Përplasjet politike në Maqedoni, problemet me bojkotin e opozitës dhe trafikun e drogës në Shqipëri, situata e trazuar politike në Mal të Zi dhe mosgjetja e konsensusit për demarkacionin në Kosovë, e bëjnë Ballkanin një rajon që mund të rrëshkasë kollaj në tensione dhe përplasje të dhunshme. Konstatimi është konkret dhe ka mbarritur tashmë edhe në zyrat e BE-së.
Video/Ndërrim rolesh në bulevard
Edhe shfaqja e sotme përfundoi me sukses.
“Ne nuk jemi oportunistë”. Rreshtimi në zgjedhje mbetet për t’u zbardhur në prill?
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka nisur fushatën elektorale duke lënë të kuptohet se opsionet e kësaj partie në zgjedhe janë disa. Në këtë drejtim ai ka bërë disa insinuata duke theksuar se “LSI nuk i do të rinjtë vetëm për fasadë”, për të ecur më tej në dhënien e një note pozitive për partinë që drejton.