Mogherini nuk fshihet: Situata në Ballkan është e tensionuar
Përplasjet politike në Maqedoni, problemet me bojkotin e opozitës dhe trafikun e drogës në Shqipëri, situata e trazuar politike në Mal të Zi dhe mosgjetja e konsensusit për demarkacionin në Kosovë, e bëjnë Ballkanin një rajon që mund të rrëshkasë kollaj në tensione dhe përplasje të dhunshme. Konstatimi është konkret dhe ka mbarritur tashmë edhe në zyrat e BE-së.
“Situata në Ballkan është e tensionuar dhe plot sfida në nivelin rajonal dhe global. Rajoni i Ballkanit ka kapacitet të reagojë ndaj këtyre sfidave nëse besueshmêria e proçesit të integrimit europian vazhdon të jetë e fortë. Ne duhet të përçojmë mesazhin e njê perspektive të besueshme të integrimit europian”.
Këtë e ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini para takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të Bashkimit Europian që zhvillohet në Bruksel . E sapokthyer nga një tur vizitash në vendet e Ballkanit, ajo ka theksuar se tensionet në Ballkan mund të evitohen nëse besueshmëria e proçesit të integrimit europian për këto vende mbetet e fortë.
Add new comment