Deputeti i BDI: Paranojake, por u detyruam ta firmosim platformën në zyrën e Ramës

Postuar në 07 Mars, 2017 10:32

Teksa Maqedonia duket në një rrugë pa krye sidomos pas skadimit të afatit kushtetues për shpalljen nga kuvendi i Maqedonisë të datës së zgjedhjeve lokale, krizës politike i shtohet edhe predispozita e BDI-së për të anonçuar faktin se platforma e partive shqiptare, e cila u përdor si argument nga Presidenti  Ivanov për të mos mandatuar Zaevin, u firmos në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në një lidhje skype nga Maqedonia për emisionin "Opinion", deputeti i BDI-së,  Artan Grubi tha se pavarësisht se firma e platformës u hodh në Tiranë, ajo ka respektuar kuadrin kushtetues dhe marrëveshjen e Ohrit.Sipas tij, partitë shqiptare u detyruan të kërkojnë ndërmjetësimin e kryeministrit shqiptar, për shkak së “paranojës” së Lëvizjes Besa për t’i besuar marrëveshjes mes njëri-tjetrit. Ajo që kuptohet është predispozita e BDI-së së Ai Ahmetit për t’i dhënë nota emfatike, marrëveshjes së firmosur në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë.

Në lidhje me negociatat që Ali Ahmeti  pati me Gruevskin, deputeti Grubi, theksoi se oferta e diskutuar mes palëve ishte e pamjaftueshme për pritshmëritë e shqiptarëve.“Ne negociuam absolutisht në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, por edhe në pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar të cilët kërkuan një qeveri reformiste”-deklaroi Grubi.

Ai bëri edhe një paralelizëm me situatën në Tiranë, duke thënë se është e ngjashme me atë të Maqedonisë që i parapriu zgjedhjeve të 19 dhjetorit të vitit të kaluar, pikërisht në kohën kur opozita kërkonte për të garantuar zgjedhjet dhe kërcënonte që nuk do marrë pjesë në to. Sipas tij, gjithçka u arrit pas një marrëveshje me ndërkombëtarët.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.