marrëveshja

Kina reagon pas shitjes së armëve Tajvanit: ShBA ka cenuar sovranitetin tonë

Postuar në 28 Tetor, 2024 08:33

Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” pasi SHBA i shiti Tajvanit një sasi armësh në vlerë 2 miliardë dollarë. Pekini nuk e ka pritur mirë këtë zhvillim të ri, duke paralajmëruar masa të reja që do të konfirmojnë sovranitetin e tij mbi ishullin e vetëqeverisur.

Paketa e miratuar nga DASH përfshin sisteme të avancuara raketore tokë-ajër dhe radar, si pjesë e përpjekjeve të tij për të kundërshtuar fuqinë ushtarake në rritje të Kinës në Azi-Paqësor.

SHBA nuk e përjashton një marrëveshje "tokë ukrainase në këmbim të paqes me Rusinë"  

Postuar në 27 Shtator, 2024 12:55

Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë që Ukraina të lëshojë territore në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit ukrainas Vladimir Zelensky, Kirby u pyet nëse ai ka ndonjë mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit pa lëshuar territore Ukraina ndaj Rusisë.

Një marrëveshje e pisët paqeje

Postuar në 29 Gusht, 2024 15:52

 

Nuk e kam idenë se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, por mund të hedh një supozim logjik për përfundimin e saj. Kam përshtypjen se do të jetë diçka shumë e ngjashme me shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit së fundmi.

SHBA dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit, marrëveshja më e madhe që nga Lufta e Ftohtë

Postuar në 02 Gusht, 2024 10:34

Rusia dhe SHBA kanë vënë në zbatim marrëveshjen e fundit për shkëmbimin e të burgosurve, më e madhja e këtij lloji që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Shtëpia e Bardhë deklaoi se për arritjen e saj në negociata është përfshirë edhe Gjermania dhe vende të tjera.

Google vodhi të dhënat e përdoruesve të Incognito, ujdi për t'i fshirë të gjitha

Postuar në 21 Korrik, 2024 18:15

Google është zotuar të fshijë të dhënat e përdoruesve, të mbledhura pa dijeninë e tyre. Vendimi i gjigantit të teknologjisë erdhi si pjesë e zgjidhjes së një padie në grup të ngritur ndaj saj në vitin 2020. Paditësit pretenduan 4 vjet më parë se njësia e Alphabet Inc. kishte mbledhur të dhëna në mënyrë të fshehtë nga njerëz që përdornin shfletuesin e saj të internetit Chrome, në modalitetin privat, ose ajo që njihet ndryshe si incognito.

Rusia dhe Koreja e Veriut, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni

Postuar në 19 Qershor, 2024 15:33

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan kanë nënshkruar një marrëveshje të re, në të cilën të dyja zotohen për ndihmë të ndërsjellë në rast përballjeje me "agresion".

"Një reklamë elektorale e dështuar”

Postuar në 22 Maj, 2024 18:49

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët është kundërshtuar që në krye të herës edhe nga opozita italiane. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike mbërritën sot në Gjadër për të parë nga afër ecurinë e punimeve për kampin e ri të emigrantëve, i cili duhej të kishte përfunduar dy ditë më parë.

Meloni: Mos linçoni Edi Ramën

Postuar në 28 Prill, 2024 14:45

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i doli në mbrojtje homologut shqiptar pas  reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë në RAI3, pjesa e dytë e të cilit pritet sonte.

Njësoj si Rama, Meloni e quajti linçim materialin e publikuar nga emisioni «Report» një javë më parë.

“Arti i marrëveshjes”, Trump i shpëton konfiskimit të aseteve

Postuar në 24 Mars, 2024 12:31

Donald Trump do të përfitojë rreth 3.5 miliardë dollarë, pas media e tij sociale, Truth Social, kaloi pengesën e fundit për t’u listuar në bursën e Wall Street.

Aksionerët e Digital World Acquisition Corp miratuan në fund të kësaj jave shkrirjen me Trump Media & Technology Group (TMTG), kompania që qëndron pas Truth Social, raporton Telegraph.

Thika e radhës ndaj Kosovës nga Tirana: Asocacioni, kusht për hyrjen në KiE

Postuar në 18 Mars, 2024 09:33

Kryeministri Rama e sheh Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si kushtin themelor për hyrjen e dy vendeve në BE. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se marrëveshja dhe aneksi i saj zbatues duhet të përfshihen në proceset e anëtarësimit.

Pages

Subscribe to RSS - marrëveshja