marrëveshja
Pazari i kufijve, përgjegjësi e Thaçit dhe Vuçiç. ShBA: Ta arrijnë vetë marrëveshjen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e cila është e zbatueshme, që nuk provokoj destabilitet në asnjërin prej vendeve apo në rajon dhe që të jetë e qëndrueshme.
Fjalët duhen shoqëruar me vepra
Opozita është e bindur tashmë se Edi Ramën nuk e rrëzon dot nga rruga dhe me protesta. Në fakt pakkush e ushqente realisht një shpresë të tillë, edhe pse zërat se kryeministri ka ofruar zgjedhje të parakohshme dhe lokale në muajin shtator nuk kanë munguar. Zoti Rama është vënë përballë protestës së opozitës dhe bojkotit parlamentar të saj me ofertën e vetme që i shkon për shtat e që është ajo e majit 2017.
Ekskluzive/Tensionimi i Ballkanit, skenar amerikan: Hyrje e shpejtë në BE, amnisti për të korruptuarit
Në nëntor të vitit 2018, përfaqësues të pushtetit dhe opozitës nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë qenë në një takim me dyer të mbyllura në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku merrte pjesë edhe John Bolton, këshilltari për Sigurinë i presidentit amerikan, Donald Trump.
Spekullime në media mbi përmbajtjen e draft-marrëveshjes Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, media shqip që trajton problemet e Luginës, publikon sot një tekst që e quan marrëveshja e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës dhe që sipas saj është negociuaar nga ShBA, Rusia dhe Franca.
Jashtë Kosovës...
Hashim Thaçi ka ardhur dy herë këto dy javë në Tiranë për dy intervista televizive. Ai I është drejtuar audiencës së Shqipërisë, por edhe të Kosovës me mesazhet e veta politike mbi nevojën e marrëveshjes me Serbinë dhe çështjen e ndjeshme të kufirit. Presidenti i Kosovës nuk e ka përmendur në asnjë rast kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e ka anashkaluar tërësisht duke lënë të lirë diskutimn mbi ndonjë rol hipotetik të z. Rama në këtë çështje.
Kush dhe pse po lobon për Serbinë nga Tirana?
Tani që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë hapur me qëndrim kundër qeverisë së Ramush Haradinajt dhe kërkojnë edhe heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, është e pritshme që aktorët politikë që synojnë të faktorizohen pas një të ashtuquajture marrëveshje historike të dalin në skenë. Ta heqin maskën. Një arsye më shumë është edhe prononcimi i Gjermanisë për heqjen e tarifës, duke eliminuar dyshimin se mbajtja e një krahu cenon raportin me një nga dy fuqitë.
Protestat dobësojnë Vuçiç në raport me Prishtinën
Protestat e dobësojnë pozitën negociuese të presidentit serb Aleksander Vuçiç. Kështu mendon Jelena Miliç, drejtuese e Qendrës për Studime Euro-Atlantike në Beograd. Sipas saj serbët nuk duhet të protestojnë në këtë moment për shkak se qeveria duhet lënë të negociojë dhe të përmbyllë marrëveshjen me Prishtinën. Qëndrimet ajo i bëri publike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërkohë që ka shtuar se Kosova po humbet mbështetjen për shkak të vendosjes së taksës, veprim që e quajti fare të paarsyetuar.
Haradinaj ka nevojë vetëm për pak kohë...
Politika amerikane në rajonin e Ballkanit Perëndimor është vendosur së fundmi para sfidave që mund të çojnë në disa zhvillime. Së pari, SHBA nuk e kishte parashikuar këtë rezistencë nga qeveria e Kosovës për çështjen e tarfiës ndaj mallarave serbe, nisur nga investimi themelor amerikan në krijimin e këtij shteti.
Të rishikohet Marrëveshja e Dejtonit. Nuk ka siguruar të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës
Turqia e Recep Tayyip Erdogan kërkon rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 që i dha fund luftës në Bosnje – Hercegovinë. Gjatë një konference për shtyp në Ankara me homologen kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, Erdogan deklaroi se marrëveshja e vitit 1995 nuk ka sjellë paqen.
SHBA, dakord edhe me shkëmbimin e kufijve, por jo me çdo marrëveshje Serbi-Kosovë
Një ditë pasi Klan Kosova publikoi lajmin se Departamenti i Shtetit ka bërë presion pranë qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën 100%, gazeta “Koha Ditore", cituar nga agjencia serbe "B92", përcjell një tjetër informacion. Duke cituar zyrtar amerikan, gazeta përcjell qëndrimet e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, sipas të cilave amerikanët mbështesin një marrëveshje që do të sigurojë njohjen reciproke përfshirë eventualitetin e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimin e territoreve.