marrëveshja
I duhet një letër për Trumpin. Tirana nuk ka asgjë në dorë
Albin Kurti ka provuar sot në cilësinë e kryeministrit të Kosovës të paktën një problem themelor të politikës së jashtme të Shqipërisë: Tirana zyrtare nuk ka mirëkuptim me Prishtinën për bashkëpunimin rajonal. Deviza “Zero probleme me fqinjët” merr kështu një goditje jo të vogël duke u shndërruar në “Problem serioz me Shqiptarët”.
Pritmëri të gabuara për njerëzit e gabuar
Në një takim me gazetarët sot, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është pyetur edhe për arsyet e heshtjes së opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Përgjigja e zonjës është origjinale: Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ishte në kushtet e Bundestagut.
Çështja e (kë)Tyre
Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur në veprim të vetmin argument që ka për të mbrojtur marrëveshjen e djeshme: me këtë takim u deligjitimua Parlamenti. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Le të kthehemi pas në kohë. Ose këta zotërinj të kthehen pas në kohë e të kujtojnë sesi dikur, opozita socialiste e Edi Ramës bojkotoi për rreth 6 muaj parlamentin, kërcënoi se do digjte mandatet, por pastaj hyri në Parlament për rrogën e deputetit.
Ishte apo jo legjitim ai Parlament?
Marrëveshja tripalëshe për EastMed parashikon klauzola ushtarake
Ndërtimi i gazjellësit EastMed ka hyrë në axhendë prioritare për tre vendet nënshkruese, Greqia, Izraeli dhe Qipro. Mediat greke raportojnë se marrëveshja nënshkruhet sot mes ministrave përkatës të Energjisë, Kostis Hatzidakis, Yuval Steinitz dhe Yiorgos Lakkotrypis të Qipros në prani në kryeministri grek, Mitsotakis, atij izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit qipriot Nicos Anastasiades.
Austri/Kurz sërish në timon. Arrin marrëveshje të pazakontë me Të Gjelbrit
Sebastian Kurz ka “kapërcyer ylberin” duke arritur një marrëveshje plitike me Të Gjelbrit në Austri. Ai ka njoftuar krijimin e koalicionit ditën e ndërrimit të viteve në një konferencë të përbashkët për shtyp me partnerin e ri politik, Werner Kolger. Marrëveshja arrihet tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare që u provokuan nga një video skandal ku shfaqej zv.kancelari Heinz – Christian Strache që ofronte kontrata shtetërore.
Zbardhet marrëveshja/Cakaj drejton OSBE-në. Ja çfarë do bëjë në këmbim
Sot Shqipëria ka marrë zyrtarisht drejtimin e OSBE-së. Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka dhënë njoftimin duke lënë të kuptohet se detyrën e kryesimit do ta ushtrojë ai.
Italia dhe Greqia nisin bisedimet për marrëveshjen e delimitimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike
Situata e krijuar me memorandumin mes Turqisë dhe Libisë për ndarjet e vijave ujore dhe zonave ekonomike mes tyre, ka nxitur vende të tjera në këtë rajon që të përshpejtojnë punën për arritjen e marrëveshjeve të ngjashme. Gazeta greke “Kathimerini” njofton se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka shtyrë një vizitë të planifikuar për këtë të premte në Romë, për arsye se grupet e ekspertëve të të dyja vendeve duhet të punojnë për të dalë me plane konkre
Trump i nxjerr bllof të gjithë. Kongresi ka miratuar sanksionet, presidenti i ofron 100 mld $ Erdoganit
Donald Trump ka nxjerrë sërish bllof mediat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë që prej javësh Shtëpia e Bardhë kërcënon me sanksione, sot njoftohet se presidenti amerikan ka bërë të kundërtën: përmes një letre ai i ka propozuar homologut turk, Recep Tayyip Erdogan një paketë 100 miliardë dollarë.
Në këmbim Trump kërkon që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus S-400, një hap që sipas gazetës “The Washington Post" mund të acarojë raportet mes presidentit dhe Kongresit që muajin e kaluar votoi me shumicë për vendosjen e sanksiomeve.
Borrell: Vizita ime e parë jashtë, në Kosovë. Marrëveshja me Serbinë, prioritet
Përfaqësuesi i ri i bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell ka deklaruar në Komitetin e Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet arritur sa më shpejt. Për këtë arsye ai ka premtuar se do të angazhohet personalisht dhe se vizitën e parë jashtë do ta zhvillojë në Prishtinë, pasi siç tha “Serbinë tashmë e njoh mirë”.
Zgjedhjet e 30 qershorit, Ilegjitime dhe të paligjshme. Çdo marrëveshje duhet të nisë që këtej
Kush sjell ndërmend qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe mediave të saj pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokalae të 30 qershorit do të mund të kujtojë se ato përqendroheshin në një pikë: Zgjedhjet ishin legjitime.