Italia dhe Greqia nisin bisedimet për marrëveshjen e delimitimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 16:35

Situata e krijuar me memorandumin mes Turqisë dhe Libisë për ndarjet e vijave ujore dhe zonave ekonomike mes tyre, ka nxitur vende të tjera në këtë rajon që të përshpejtojnë punën për arritjen e marrëveshjeve të ngjashme. Gazeta greke “Kathimerini” njofton se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka shtyrë një vizitë të planifikuar për këtë të premte në Romë, për arsye se grupet e ekspertëve të të dyja vendeve duhet të punojnë për të dalë me plane konkrete diskutimi. Takimi me homologun Di Maio mendohet të mbahet në fillim të vitit 2020. 

Synimi është që marrëveshja e 24 majit 1977 mes të dyja vendeve, që përcakton kufirin e shelfit kontinental mes të dyja vendeve të konvertohet në marrëveshje për delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike. Nëse sheh hartën kuptohet se interesi i Greqisë është stabilizimi i një kufiri që vendos vija për Livinë, një vend që aktualisht ka një marrëveshje problematike me Turqinë, marrëveshje që nuk dihet nëse hidhet poshtë apo pranohet edhe nga rivali i qeverisë së Tripolit, gjenerali Haftar.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Italisë natyrisht që i intereson drejtpërdrejt edhe Shqipërisë e cila nuk ka marrëveshje të ngjashme me asnjë nga vendet fqinj, përveç asaj me Italinë të vitit 1992, por që nuk lidhet me Zonat Ekskluzive Ekonomike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.