di maio
Greqia dhe Italia firmosin marrëveshjen për kufirin detar dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike
Greqia dhe Italia kanë nënshkruar sot në Athinë marrëveshjen e delimitimit të zonave ekskluzive ekonomike në detin Jon. Sipas raportimeve mediatike nga Greqia kjo marrëveshje është një zgjerim i paktit të vitti 1977 dhe i hap rrugë të dyja vendeve për të nisur kërkimet dhe shfrytëzimin në rajonin detar në fjalë.
Delimitimi i zonave detare me të gjithë fqinjët tanë në kontekstin e ligjin ndërkombëtar është një objektiv konsistent për Greqinë
COVID-19/ Shqipëria ndihmon Italinë, dërgon në Bergamo 30 mjekë për të përballuar situatën emergjente
30 mjekë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19. Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qendrojnë për një muaj. Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.
Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.
Italia dhe Greqia nisin bisedimet për marrëveshjen e delimitimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike
Situata e krijuar me memorandumin mes Turqisë dhe Libisë për ndarjet e vijave ujore dhe zonave ekonomike mes tyre, ka nxitur vende të tjera në këtë rajon që të përshpejtojnë punën për arritjen e marrëveshjeve të ngjashme. Gazeta greke “Kathimerini” njofton se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka shtyrë një vizitë të planifikuar për këtë të premte në Romë, për arsye se grupet e ekspertëve të të dyja vendeve duhet të punojnë për të dalë me plane konkre
Comandano i terroni! Probleme me median edhe në Itali
Problemet me median nuk mungojnë as në Italinë fqinje, ku përherë duket se ke të drejtë të thuash çdo gjë. Zv.kryeministri italian, Luigi Di Maio paralajmëronte sot në rrjetin social tuiter, se do të heqë financimin publik për mediat në krye të tre vjetëve. Si argument mbështetës për këtë masë është sjellë një titull i gazetës së djathtë Libero” e cila sot hapej me titullin: Comandano i terroni.
Zv. kryeministri italian, Di Maio - Jelekëve të Verdhë: Mos hiqni dorë!
Mos hiqni dorë!
Një shembull nga Italia për të ilustruar puthjen e majit Rama-Basha
Ky grafit i përdorur në rrugët e Italisë pëcjelle klimën politike në Italinë fqinje. Bloomberg shkruan se me marrëveshjen mes lëvizjes Pesë Yje dhe Legës së Matteo Salvinit, vendi ra në duart e populizmit.
Sipas medias në fjalë, pas Brexit dhe Trump, ky është rasti i tretë në Perëndim që populizmi dhe forcat antiestablishment marrin kontrollin.
Grafiti në fjalë është një ide shumë interesante për të përcjellë edhe në Shqipëri puthjen Rama – Basha në maj të vitit të kaluar. Ndoshta i vetmi ndryshim është se këta të dy nuk i bashkon populizmi.
Itali/Dihet kush fitoi dhe kush humbi, por nuk dihet e ardhmja
Analiza mbi zgjedhjet e 4 marsit në Itali po përqendrohen tek emrat më shumë sesa tek politikat apo programet. Kjo është dëshmi e konfuzionit të madh të krijuar, por edhe pasigurisë që rrjedh nga fakti se devijimi i rrugës së vendit është diçka shumë më e madhe, e rrezikshme dhe e vështirë sesa premtimet elektorale. Duke marrë shkas edhe nga rasti i Greqisë, me një Tsipras që u shndërrua nga politikan rruge antiestablishment në një kanakar të Europës dhe SHBA-së është më konveninte që të lexosh kaosin e ri si atribut apo arsyetim që asociohet me disa persona.