COVID-19/ Shqipëria ndihmon Italinë, dërgon në Bergamo 30 mjekë për të përballuar situatën emergjente

Postuar në 28 Mars, 2020 13:15

30 mjekë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19. Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qendrojnë për një muaj. Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare. 

Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.