Zv. kryeministri italian, Di Maio - Jelekëve të Verdhë: Mos hiqni dorë!
Mos hiqni dorë!
Me këtë thirrje u është drejtuar në tuiter, zv. Kryeministri italian, Luigi Di Maio, protestuesve francezë, Jelekët e Verdhë. Gazeta e njohur “Corriere della Sera” shkruan se ky tuit i Di Maios për të mbështetur një lëvizje të dhunshme në një vend fqinj, është e llogaritur në funksion të zgjedhjeve europiane që janë së afërmi. Lëvizja “Pesë Yjet” ku aderon Di Maio po mendon slloganin e vet: Do të revolucionarizojmë Europën!, duke nxitur kështu tensionet sociale prej nga ku përfitojnë ekstremet, edhe kur janë thjesht diskursive.
Reagimi nga Paris ka qenë i menjëhershëm teksa kryeministri Edouard Philippe ka deklaruar se kundër atyre që dhunojnë institucionet do të marrin përgjigjen e duhur.
Njësoj si kundër huliganëve në stadiume
është shprehur ai.
Nuk ka munguar ironia nga ana e politikanit Italian që ka marrë kritika edhe brenda vendit të tij.
Edhe ne i dënojmë me forcë ata që provokuan dhunë gjatë manifestimeve, por mund t’u vëmë në dispozicion disa funksione të sistemit tonë operativ të demokracisë direkte
është shprehur di Maio.
Add new comment