jeleket e verdhe
Jelekët e Verdhë djegin restorantin e “Miterrand dhe Sarkozy”
Jelekët e Verdhë në Francë kanë sulmur në protestat e javës së 18-të disa mjedise private që janë simbole të luksit në Paris. Mediat raportojnë se objekt i sulmeve kanë qenë dyqanet Hugo Boss, Nespresso, por edhe restoranti shik Le Fouquet. Ky i fundit frekuentohej nga ish-presidenti socialist Francois Miterrand që prenotonte tavolinën nr. 83.
Në këtë restorant edhe ish-presidenti Nikolas Sarkozy zgjodhi të festonte fitoren e vet në vitin 2007. Dhuna e kësaj jave shpërtheu pasi presidenti Emmanuel Macron mbylli debatin e madh kombëtar.
Video/Paris, fyhet dhe sulmohet verbalisht nga "jelekët e verdhë", filozofi franko-hebre, Finkielkraut
Protestat e jelekëve të verdhë në Francë kanë provokuar edhe incidente me sfond racist. Pjesë e tyre është bërë edhe filozofi i njohur franko-hebre, Alain Finkielkraut, i cili është sulmuar verbalisht nga disa të rinj në Paris. Pamjet video tregojnë filozofin në një situatë shumë të sikletshme dhe të pashpjegueshme në sytë e tij, teksa policia e shoqëron deri sa largohet.
Zv. kryeministri italian, Di Maio - Jelekëve të Verdhë: Mos hiqni dorë!
Mos hiqni dorë!
Nëse Macron dështon, atëherë Europa dështon
Sociologu i famshëm politik gjerman, Max Wever dikur u shpreh se dy forcat kryesore të pushtetit revolucionar ishin karizma dhe racionaliteti. Karizma varet nga entuziazmi, racionaliteti nga intelektualizimi. Sipas këtij modeli Emmanuel Macron do të duhej të ishte revolucionari ideal. Ai gërsheton karizmën dhe inetelektin si pak të tjerë dhe beson në nevojën për të ndryshuar Francën, Europën dhe botën. Libri për fushatën e tij quhet thjesht: Revolucion. Macron e sheh veten si ai që di çdo gjë në kuptimin më të mirë të fjalës por kjo është pikërisht edhe dobësia e tij më e madhe.
Video/Java e pestë e protestave në Francë
Zemërimi kundër elitës që nuk ka të bëjë thjesht me paratë
Sa të rëndësishme janë arsyet ekonomike në revoltën botërore të "popullit" kundër "elitës", dhe sa janë ato të diktuara nga një izolim psikologjik tani i shfrenuar dhe pothuajse i pashërueshëm? Po nëse ndjenjat, pakënaqësitë, emocionet, pasionet do të ishin më të rëndësishme se përllogaritjet e portofolit?
Dhe nëse kjo superstrukturë jomateriale, që do të vinte në pozitë të vështirë edhe Karl Marksin me leksionet e tij kontroverse, do të thoshte diçka më shumë për kryengritjen "populiste" më shumë se struktura e fortë, konkrete dhe e prekshme?
Video/Protesta kundër çmimit të naftës në Francë vijon në javën e tretë
“Jelekët e verdhë” të Francës frymëzojnë italianët
Ndërsa Franca po përballet me pasojat e protestës së “jelekëve të verdhë”, që nga kurimi i të plagosurve (një polic rrezik të humbasë syrin) deri te riparimi i dëmeve në Champs-Elysees, ku për tetë orë protesta mori përmasat e një “lufte” urbane, presidenti Emmanuel Macron ka nisur të hartojë një plan për shmangien e një ngjarjeje të ngjashme. Ajo që e bën më të vështirë këtë ndërhyrje është fakti se lëvizja kundër taksës së mjedisit që rrit çmimin e karburantit nuk ka lider dhe as zëdhënës. Madje, nuk ka as informacione të qarta për protestën e paralajmëruar për të shtunën e ardhshme.