greqia

Chevron shpreh interes për kërkime hidrokarburesh në Peloponez

Postuar në 20 Janar, 2025 19:30

Kompania amerikane “Chevron” ka shprehur interes për nisjen e kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën e veriperëndimit të Peloponezit në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se krahas “Exxon Mobil”, që aktualisht vijon kërkimet në Greqi, interesi I “Chevron” e vendos Greqinë në kushtet kur mund të mendojë për të luajtur një rol drejtues në tregun global të energjisë.

Mitostakis propozon kreun e Parlamentit, Tasoulas, për president të Greqisë

Postuar në 15 Janar, 2025 17:58

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar kreun e Parlamentit, Konstantinos Tasoulas si kandidaturë për president të vendit.

Në cilësinë edhe të drejtuesit faktik të Demokracisë së Re, Mitsotakis, ka vlerësuar Tasoulas si një figurë që unifikon dhe dëshmi për këtë është “zgjedhja e tij për tri herë në krye të Parlamentit me shumicën më të madhe që nga koha e Diktaturës”.

Të hysh në Histori

Postuar në 05 Janar, 2025 18:42

Ish-kryeministri i Greqisë, Costas Simitis, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. Një njeri që e lidhi imazhin e vet e deri diku trashëgiminë, me Euron, monedhën të cilën e prezantoi personalisht në Greqi kur vendi hyri në Eurozonë. Socialist i mirënjohur, bashkëudhëtar i Andrea Papandreut, Simitis përfaqësonte diçka krejt ndryshe nga gangsterizmi politik i të parit, që megjithatë funksionoi në mbajtjen e Greqisë të bashkuar.

Greqia inicion një front ballkanik për energjinë elektrike

Postuar në 03 Shtator, 2024 12:39

Greqia do të formojë një “front ballkanik” me qeveritë e Bullgarisë dhe Rumanisë, i cili ka për qëllim unifikimin e tarifave të energjisë elektrike. Rritja dramatike e çmimit të energjisë duket se nuk do të jetë e përkohshme dhe efektet e saj pritet të reflektohen në ekonomi.

Kjo do ta bëjë të vështirë adresimin e kësaj rritjeje me subvencione.

Vendet e Evropës Perëndimore kanë asistuar me energji Ukrainën, duke e zhvendosur barrën te Greqia dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Ish-zv.drejtori i Mosadit: Greqia dhe Qiproja të rrisin gatishmërinë

Postuar në 07 Gusht, 2024 19:25

Ilan Mizrahi, ish-zëvendësdrejtor i agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit izraelit, thotë në një intervistë për Kathimerinin se Greqia duhet të shtojë masat e sigurisë, për shkak të frekuentimit nga shumë turistë izraelitë.  

Mizrahi thotë se ndërmarrjen e një hapi të tillë e bën të domosdoshme situata e tensionuar e ditëve të fundit.

Metapolitefsi, momentet më të rëndësishme të 50 viteve që pasuan

Postuar në 23 Korrik, 2024 16:33

 

Pyetjes që shtron “Kathimerini” mund t'i jepet përgjigje në të paktën në dy mënyra: “Objektivisht”, duke iu referuar ngjarjeve kryesore që kanë hyrë në histori si emblematike të periudhës 50-vjeçare, si miratimi i Kushtetutës, pranimi i Greqisë në KEE, premtimi i PASOK-ut për “ndryshim” në 1981 apo ngritjen e Sistemit Shëndetësor Kombëtar; ose “subjektivisht”, duke theksuar “momentet” që kanë pasur ndikim tek i padituri, pavarësisht nga zhvillimet historike.

Aq shumë është shkruar për Metapolitefsin muajt e fundit, saqë zgjodha qasjen e dytë.

Greqia nis kultivimin e frutave ekzotike

Postuar në 08 Korrik, 2024 13:54

Dy dimrat e fundit të thatë vunë në provë kulturat tradicionale greke, por nga ana tjetër favorizuan kultura të reja, të pazakonta për klimën e Mesdheut.

Në Peloponez, në Greqinë jugore, fermerët janë bërë pjesë e një nisme eksperimetale të prodhimit të bimëve subtropikale. Ata janë gati për vjeljen e mangos së parë. Të tjerë kanë kultivuar plantacione me avokado, lychee, cherimoya dhe makadamia, të cilat pritet të shiten me një çmim më të ulët se ai i importit.

Më mirë turbanin

Postuar në 05 Korrik, 2024 23:28

 

Në kohën e sundimit osman, Greqia ishte e populluar nga sllavët, shqiptarët, vllehët, turqit dhe grekët. Greqinë antike e kërkon zor se e gjen. Në vend të saj dominojnë kaftani dhe shamia.

Hulumtuesi, koleksionuesi dhe piktori irlandez që rridhte nga një familje e pasur Edwart Dodwell, i cili ishte ndër të paktët hulumtues që në vitet 1801 dhe në 1805-1806 hyri deri në zemër të Greqisë antike, mbeti i zhgënjyer kur gjeti një botë komplet të huaj dhe irrituese për të: Athina mbizotërohej nga xhamitë, minaret.

Gerapetritis: Shumë pikëpyetje mbi rezultatet e censit në Shqipëri

Postuar në 04 Korrik, 2024 19:51

Greqia ka rezerva në lidhje me rezultatet e censit në Shqipëri. Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se “rezultatet nxjerrin në pah çështje serioze që lidhen me procesin e regjistrimit, të cilat vënë në pikëpyetje vetë rezultatet".

Edhe Omonoia i kundërshtoi rezultatet e censit, duke theksuar se qeveria nuk ka prodhuar "një rezultat të besueshëm dhe të pranueshëm" në lidhje me numrin e grekëve dhe të krishterëve ortodoksë në Shqipëri.

Greqia bën të detyrueshme 6 ditë pune në javë

Postuar në 03 Korrik, 2024 15:24

Një rregullore e re që ka hyrë në fuqi që nga 1 korriku në Greqi i detyron disa biznese të punojnë 6 ditë në javë. Me argumentin se në këtë mënyrë do të rrisë produktiviteti dhe punësimin, rregullorja bën pjesë në një paketë ligjesh të punës, e cila u miratua vitin e kaluar.

Rregullorja vjen në një moment kur në shumë vende të botës po eksplorohet mundësia e javës së punës me katër ditë.

Pages

Subscribe to RSS - greqia