Greqia nis kultivimin e frutave ekzotike
Dy dimrat e fundit të thatë vunë në provë kulturat tradicionale greke, por nga ana tjetër favorizuan kultura të reja, të pazakonta për klimën e Mesdheut.
Në Peloponez, në Greqinë jugore, fermerët janë bërë pjesë e një nisme eksperimetale të prodhimit të bimëve subtropikale. Ata janë gati për vjeljen e mangos së parë. Të tjerë kanë kultivuar plantacione me avokado, lychee, cherimoya dhe makadamia, të cilat pritet të shiten me një çmim më të ulët se ai i importit.
Programi eksperimental i kultivimit të pesë bimëve subtropikale filloi në vitin 2022 në zonat e Lakonisë dhe Mesinisë, nën mbikëqyrjen e Organizatës Bujqësore Helenike pranë Ministrisë së Zhvillimit Bujqësor.
Sipas grekes Kathimerini, rreth 2.5 hektarë në këto zona janë mbjellë me avokado, mango, lyche, cherimoyas dhe arra makadamia.
Programi është pesëvjeçar dhe financohet nga Autoriteti Rajonal i Peloponezit.
Comments
O sa mire. Po fillojm
O sa mire. Po fillojm tregetine. I cojme lesh e marrim mango
A mor NONI!
Po mire o Noni nuk te kane mesuar ty qe eshte me mmire te heshtesh se sa te leshosh ndonje budallallek si puna e ketij me siper. Nejse nuk dua te te dekurajoj se shpesh na ben te veme buzen ne gaz.
Add new comment