greqia
Gerapetritis: Po shkelet në mënyrë flagrante Marrëveshja e Prespës
Ministri i Jashtëm grek e cilëson shkelje flagrante të marrëveshjes së Prespës vendimin e udhëheqjes shtetërore dhe politike të Maqedonisë së Veriut për të mos përdorur “emrin kushtetues të vendit në fjalimet publike brenda vendit”.
Luftë ekonomike ndaj Kyriakos/Ide për një taksë 200€ për shqiptarët që zgjedhin të pushojnë në Greqi
Ne një shkrim me titull "Mitsotakis dhe kërcënimet pa bukë për shqiptarët", analisti Dritan Hila, hedh ndër të tjera idenë hipotetike të një takse për ata që pushojnë në Greqi, si formë lufte ekonomike ndaj shtetit fqinj.
Humbasim më shumë sesa fitojmë nëse prishim marrëveshjen e Prespës
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe një nga nënshkruesit e marrëveshjes së emrit me Greqinë në vitin 2018, Nikola Dimitrov, është optimist i matur se Marrëveshja e Prespës do t'i mbijetojë ndryshimit të fundit në peizazhin politik në Shkup.
Mediat: Negociata pas shtatorit mes Shqipërisë e Greqisë
Vizitat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Athinë dhe Himarë kanë ngrirë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë.
Për MCN, gazetari i Kathimerini, Vasilis Nedos, tha se atmosfera mes dy shteteve nuk është e mirë, edhe pse ka kanale diplomatike, por negociata për të riparuar marrëdhëniet mund të fillojnë vetëm pas shtatorit. Sipas tij, qeveria greke e ka humbur besimin tek Edi Rama pas veprimeve të fundit të tij.
Përgjigje Greqisë, parqe detare turke në Egje
Turqia do të krijojë parqet e saj detare në Detin Egje. Lajmin e bëri të ditur Daily Sabah, e përditshme turke pro-qeveritare. Gazeta i referohet një zyrtari anonim turk, sipas të cilit Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Turqisë do ta ndërmarrë këtë hap në përgjigje të vendimit të Greqisë për të krijuar një park detar në Egje.
Pikëpyetje të reja mbi Marrëveshjen e Prespës
Një acarim i ri i marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës vë në rrezik Marrëveshjen e Prespës.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Euractiv se Marrëveshja e vitit 2018 midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohet nga "të gjitha palët" dhe me "mirëbesim".
Dendias: Do të ndërtojmë Kupolën e Hekurt si Izraeli
Greqia do të zhvillojë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me Kupolën e Hekurt të Izraelit, me qëllim që të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.
Shqipëria s’duhet të shkojë në Hagë për detin! SHBA të negociojë dialogun
Studiues dhe ish-gjyqtarë të Kushtetueses i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj greke që të rinegociojnë marrëveshjen për kufijtë detare dhe shprehen kundër dërgimit të saj në Hagë.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-relatori i çështjes së marrëveshjes së detit, që u rrëzua në vitin 2010, Xhezair Zaganjori, shpjegon se marrëveshja e re Shqipëri-Greqi duhet t’i referohet vendimit të 14 viteve më parë.
Krizë e plotë besimi me Greqinë/Edi Rama nuk merret vesh as me Kryeministrin e Kosovës që flet të njëjtën gjuhë
Në një diskutim të hapur, të organizuar nga Unioni Greko-Amerikan më 5 shkurt të këtij viti, është marrë në shqyrtim situata e marrëdhënieve me Shqipiërinë aktuale, e cila me çështjen “Beleri” mesa duket përuroi një etapë të re tensionesh. Përtej konsideratave për funksionimin e institucioneve shqiptare meriton vëmendje qëndrimi i profesorëve grekë për qasjen ndaj vendit tonë.
Qeveria greke propozon nismën e re/Operacione kirurgjikale jashtë radhe kundrejt një pagese minimale
Qeveria greke e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis ka vënë në veprim një sërë masash me drejtim social që dëshmojnë se në vendin fqinj trashëgohen shumë probleme të cilat kërkojnë përgjigje tjetër. Pas propagandimit 3 vjet më parë të digjitalizimit të shërbimeve publike, Athina vuri dorë edhe mbi menaxhimin e plazheve, një sektor ky ndër më kryesorët në Greqi, pasi lidhet me turizmin. Duke i dalë kundër parimit të së djathtës për lirinë e sipërmarrjes, drafti i ri që raportohet në mediat e vendit fqinj, e vë theksin te kontrolli i bregut dhe kufizimet në shfrytëzimin e vijës detare.