greqia
Varoufakis thotë se Greqia është laborator i Gjermanisë. Objektivi; të goditet Franca
Në një intervistë për “Le Monde”, ish-ministri i Financave greke, Yanis Varoufakis, u shpreh se, marrëveshja e shtetit grek me partnerët ndërkombëtarë, është një kapitullim. Sipas tij, me këto kushte Gjermania po kërkon daljen e Athinës nga Eurozona me objektivin e vetëm që të godasë Francën. Ai e konsideron Greqinë, si një laborator, ku mund të eksperimentojë memorandumin e tij para se ta eksportojë atë. “Nëse Greqia ka ndërmend ta aplikojë këtë memorandum dhe reformat që e shoqërojnë atë, nuk do të pasojë tjetër gjë përveç “Grexit”.
Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dhe dy dokumente të ofruara nga Varoufakis
Mediat greke tashmë e konsiderojnë fakt rrëzimin e qeverisë së Alexis Tsipras. Sipas tyre ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, data e të cilave mund të jetë 13 apo 20 qershori. Shkak është humbja e numrave brenda partisë që çoi në këtë krizë të re për Greqinë, në kohën që marrëveshjet me Trojkën po ecnin përpara. Duhet thënë se Tsipras bëri shkëputje të madhe nga vota e referendumit e cila ishte kundër masave shtrënguese të kërkuara nga Gjermania. Por kryemimistri grek, duket se e gjeti gjuhën me partnerët europianë, të cilëve u bëri konçesione të mëdha.
Qeveria greke jep me konçesion 14 aeroporte. Përfitues vetëm një: Kompania gjermane “Fraport”
Qeveria greke e Alexis Tsipras ka vendosur të japë me konçesion 14 aeroporte. Fitues i tyre është vetëm një firmë: gjermania “Fraport”. Vlera e konçesionit është 1.23 miliardë euro dhe aeroportet që përfshihen në këtë skemë menaxhimi janë: Selaniku, Korfuzi,, Kania, Qefalonia, Zakinthos, Aktio, Kavala, Rodi, Kos, Samos, Mitilini, Mikonos, Santorini and Skiathos.
Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme? Pritet që Tsipras të kërkojë votëbësimin e qeverisë pas “fraksionizmit” të Syrizas
Këtë javë kryeministri grek Tsipras pritet të kërkojë votëbesimin e Qeverisë, pas çarjes së madhe në gjirin e deputetëve të radikalëve të majtë. Një e treta e tyre nuk mbështeti programin e ndihmës që Qeveria solli në Parlament dhe në thelb qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Votëbesimin e Qeverisë e kërkojnë edhe ministra e zyrtarë të lartë të kabinetit Tsipras, pa lënë mënjanë as zhvillimin e zgjedhjeve të reja, që mund të qetësojnë klimën dhe të tregojnë se njerëzit do të pranojnë programin e vështirë të shpëtimit.
Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën
Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kloni i Shengenit
Shqiptarë, bëni si të bëni. Rrini në Shqipëri. Nuk ka punë? Janë shtrenjtësuar çmimet? Mos u mërzisni! Ja prisni sa të vijë shtatori, sa të fillojë punimet parlamenti, sa të nisin debatet televizive dhe me një pjatë me përshesh me kos, mund të shikoni gallatë falas. Po edhe do mësoni ndonjë gjë, do shihni botë me sy, pa patur nevojë të gjezdisni vetë. Do dalë Edi, e do na thotë habere. Do jetë veshur bukur, do jetë nxirë pak, por sidoqoftë Ai do rikthehet për të gjithë Ne. Sepse të flasim hapur: një çikë malli na ka marrë. Do dalë Meta. Likja, siç e njohin shumica.
Përsëritet ftesa për një vizitë të Alexis Tsipras në Shqipëri
Ministria e Jashtme e Greqisë, njofton për një takim mes ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, dhe ministres së Jashtme(për Çështjet Europiane) të vendit fqinj, Sia Anagnostopoulou. Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur më 3 gusht, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për mbështetjen e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Dervishi nga ana e vet ka përsëritur ftesën e kryeministrit shqiptar për homologun grek, Alexis Tsipras, për të vizituar Tiranën.
Kriza greke, Juncker shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët para 20 gushtit
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht, njofton agjencia e lajmeve “AFP”. “Të gjithë raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para 20 gushtit, për një plan të tretë ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi. Greqia duhet të paguajë borxhin në këtë datë me vlerë 3,4 miliardë euro në Bankën Qëndrore Europiane.