Varoufakis thotë se Greqia është laborator i Gjermanisë. Objektivi; të goditet Franca
Në një intervistë për “Le Monde”, ish-ministri i Financave greke, Yanis Varoufakis, u shpreh se, marrëveshja e shtetit grek me partnerët ndërkombëtarë, është një kapitullim. Sipas tij, me këto kushte Gjermania po kërkon daljen e Athinës nga Eurozona me objektivin e vetëm që të godasë Francën. Ai e konsideron Greqinë, si një laborator, ku mund të eksperimentojë memorandumin e tij para se ta eksportojë atë. “Nëse Greqia ka ndërmend ta aplikojë këtë memorandum dhe reformat që e shoqërojnë atë, nuk do të pasojë tjetër gjë përveç “Grexit”. Kjo ndodh, ngaqë ky program është konceptuar që prej fillimit për rrënimin e ekonomisë tonë. Duket qartë se në fund ne nuk mund t’i përmbahemi dot premtimeve dhe kjo do i japë mundësinë Schauble-s të na akuzojë dhe të presë ndihmat ndaj vendit tonë. Objektivi, nuk është tjetër veç daljes së Greqisë nga Euro”, është shprehur Varoufakis.
Add new comment