Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme? Pritet që Tsipras të kërkojë votëbësimin e qeverisë pas “fraksionizmit” të Syrizas

Postuar në 17 Gusht, 2015 17:39

Këtë javë kryeministri grek Tsipras pritet të kërkojë votëbesimin e Qeverisë, pas çarjes së madhe në gjirin e deputetëve të radikalëve të majtë. Një e treta e tyre nuk mbështeti programin e ndihmës që Qeveria solli në Parlament dhe në thelb qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Votëbesimin e Qeverisë e kërkojnë edhe ministra e zyrtarë të lartë të kabinetit Tsipras, pa lënë mënjanë as zhvillimin e zgjedhjeve të reja, që mund të qetësojnë klimën dhe të tregojnë se njerëzit do të pranojnë programin e vështirë të shpëtimit. Alekos Flabouraris, ministër i Shtetit dhe këshilltar i afërt i Tsiprasit, ka kërkuar nga deputetët e së majtës unitet dhe mbështetje, përndryshe do të ishte hera e parë, që një qeveri e majtë të rrëzohej nga vetë të majtët.

Zhvillime të reja priten pas 20 gushtit, dita kur Greqia merr këstin e parë të ndihmës, prej gati 26 mld euro, nga paketa e tretë e shpëtimit prej 86 mld eurosh në total. Konservatorët opozitarë, si forcë e dytë me 76 ligjvënës, kanë deklaruar se nuk do të japin votëbesim për Qeverinë, po ashtu edhe PASOK, me 13 deputetët e mbetur apo Agimi i Artë. Kështu që, nëse 43 rebelët e radikalëve të majtë votojnë “Jo”, atëherë Tsipras do të ketë dorë të lirë për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në datën 20 shtator.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.