Mitostakis propozon kreun e Parlamentit, Tasoulas, për president të Greqisë

Postuar në 15 Janar, 2025 17:58

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar kreun e Parlamentit, Konstantinos Tasoulas si kandidaturë për president të vendit.

Në cilësinë edhe të drejtuesit faktik të Demokracisë së Re, Mitsotakis, ka vlerësuar Tasoulas si një figurë që unifikon dhe dëshmi për këtë është “zgjedhja e tij për tri herë në krye të Parlamentit me shumicën më të madhe që nga koha e Diktaturës”.

Tasoulas vjen nga partia në pushtet dhe kjo përfaqëson një dalje nga rregulli i politikës greke që Presidentin e përzgjedh jashtë partisë qeveritare. Por Mitsotakis ka vënë në dukje se “kriter kryesor është besimi publik” dhe në këtë kuadër ai ka shprehur vlerësime për presidenten aktuale Katerina Sakellaropoulou për të cilën është shprehur se “ka humanizuar presidencën”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.