Chevron shpreh interes për kërkime hidrokarburesh në Peloponez

Postuar në 20 Janar, 2025 19:30

Kompania amerikane “Chevron” ka shprehur interes për nisjen e kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën e veriperëndimit të Peloponezit në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se krahas “Exxon Mobil”, që aktualisht vijon kërkimet në Greqi, interesi I “Chevron” e vendos Greqinë në kushtet kur mund të mendojë për të luajtur një rol drejtues në tregun global të energjisë.

Duhet thënë se vite më parë, “Exxon Mobil” njoftoi gjetjen e rezervave të mëdha të gazit në detin Jon, sikurse “Total” francez kërkonte në Egje. Kohë pas kohe ka patur njoftime për zbulime massive, mes të cilave figuron edhe Shqipëria me naftën e imagjinar të Shpiragut apo edhe hidrogjenin në Bulqizë. Por miti i llotarisë energjetike në Mesdhe duket se mbetet një ndër të shumtët, sidomos kur zbulimet e ndryshme luhen në kontekstin e pavarësisë energjetike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.