chevron
Chevron shpreh interes për kërkime hidrokarburesh në Peloponez
Kompania amerikane “Chevron” ka shprehur interes për nisjen e kërkimeve për naftë dhe gaz në zonën e veriperëndimit të Peloponezit në Greqi.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se krahas “Exxon Mobil”, që aktualisht vijon kërkimet në Greqi, interesi I “Chevron” e vendos Greqinë në kushtet kur mund të mendojë për të luajtur një rol drejtues në tregun global të energjisë.