Ndërtimet dhe planifikimi i keq rrezikojnë të nxjerrin Ohrin në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

Postuar në 14 Dhjetor, 2024 13:16

Ndërtimet e paligjshme, urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm janë disa prej problemeve që rrezikojnë statusin e Ohrit. Paralajmërimi vjen nga UNESCO që për një periudhë pesë vjeçare ka evidentuar tri herë problemet në fjalë. Kryesisht përgjegjëse për situatën është Maqedonia e Veriut, por pjesë e panoramës mbetet edhe Shqipëria.

Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë Planin e përgjithshëm të Pogradecit, të parandalojë zhvillimin urban në bregdet, si dhe në zonën e ndjeshme të Drilonit.

Është e nevojshme që të dyja vendet të hartojnë një vlerësim strategjik mjedisor që do të analizojë efektet kumulative të aktiviteteve zhvillimore. Dialogu ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet - nga niveli më i lartë institucional deri në atë operacional - për të siguruar një zbatim të suksesshëm të rekomandimeve

citon Radio Evropa e Lirë, raportin e UNESCO-s.

Sipas medias në fjalë, deri më 1 shkurt 2025 të dyja vendet duhet të paraqesin një raport të përbashkët për progresin dhe masat e marra, çka nëse nuk realizohet do ta kalojë Ohrin në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Më poshtë një video e përgatitur nga REL për atë që po ndodh me Ohrin. 

 

 

Comments

Submitted by Alabum Bagabaga (not verified) on

Dalja nga UNESCO eshte Rilindje e firmave te Betonit&llacit.
Llace- face.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.