Nuk iki si Assad. Do jem në Serbi deri në fund!
Jam gjallë. Kam jetuar gjithë jetën time këtu në Serbi, mirënjohës ndaj Serbisë dhe do të qëndroj këtu, në një vend të cilit i përkas dhe ku do të mbetem deri në fund. Do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, nuk do t’u shërbej kurrë të huajve, atyre që kërkojnë të poshtërojnë, shkatërrojnë dhe çojnë në disfatë Serbinë
Janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç në një videomesazh në Instagram, që citohen nga mediat opozitare serbe.
Nën një presion konstant politik, pjesë e të cilit janë edhe spekullimet se ai do të largohet nga vendi, Vuçiç ka përsëritur vendosmërinë e tij për t’u përballur.
Ndonëse mendoni se jam Assad dhe se do të arratisem diku, nuk jam
ka thënë ai.
Duke ecur përpara me një kërcënim të hapur për opozitën, presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të bëjë publike të gjithë financimin që është bërë për të shkatërruar Serbinë, siç tha ai, sa shumë është paguar që Serbia të mos jetë e lirë dhe e pavarur, që të mos marrë vendimet vetë apo të zgjedhë të ardhmen e vet lirisht.
Ne nuk do të jemi shërbyes të askujt
ka thënë ai.
Duket se politika në Beograd ka hyrë tashmë në një cikël intoksikimi të lartë që në thelb buron nga paaftësia e sistemit politik për të garantuar perspektivën e rotacionit.
Comments
Njesoj si saliu dhe edi!
Njesoj si saliu dhe edi!
Edhe keta tanet e duan shume serbine!
Edhe keta tanet, njesoj si vuçiç e sulmojne Kosoven!
I vetmi ndryshim me te, eshte se keta tanet shkaterrojne shtetin shqiptar, dhe na kane lene dhe pa ushtri!
Ndoshta, gjerat ndahen sipas mendesise!
E ne jemi pas prostitucionit dhe Tallavase!
Add new comment