Emigrantët shqiptarë nuk ka pse vetêpërdoren për qyqet e ngordhura

Postuar në 14 Dhjetor, 2024 23:03

Sot Top-Channel raportonte për një njoftim të policisë së Athinës për ndalimin e një tubimi shqiptarësh në zonën Alimo, sugjeruar për t'u mbajtur më datë 15 dhjetor.

Burime policore i thanë Top Channel se prej ditësh përflitet në rrjetet sociale për një takim të shtetasve shqiptarë ku do të hidhen me gjasa parulla patriotike shqiptare, do të përdoren flamuj shqiptarë dhe me gjasa do të ketë edhe thirrje anti greke.

Këto veprime nuk kanë një arsye formale si në rastin e festës  kombëtare së pavarësisë në 28 nëntor, ndaj vlerësohet se do të nxisin edhe reagimet negative të qytetarëve vendas, sidomos të ekstremistëve, ndaj janë marrë masat që jo vetëm të ndalohet ky grumbullim, por edhe të procedohen rreptë edhe pjesëmarrësit në të.

Vlen të përmendet që në datën 28 nëntor mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan Ditën e Pavarësisë me këngë, valle dhe flamuj shqiptarë në sheshin “Sintagma” të Athinës.

Festimet edhe pse ishin spontane, nuk u penguan nga policia greke, ndërsa në përgjithësi mediat greke komentuan pozitivisht këto festime

Mesa kuptohet tubimi i 28 nëntorit u pa prej dikujt si një tatim pulsi  ndaj është menduar një rimobilizim. Nëse i besojmë TCh, policia greke po thotë se nuk ka arsye formale për një tubim ku presupozohet se do të ketë parrulla anti-greke. E shtruar kështu, ideja përfton elementë tensionues dhe të lë shijen e diçkaje të organizuar për të nxitur vizibilitet incidentesh dhe nacionalizmi. 

Ata shqiptarë që kanë dy gramë mend dhe respektojnë kanonet e kësaj bote do të duhet të distancohen sepse në tërësi nuk është dinjitoze që të përdoresh për llogari qyqesh të ngordhura gjetiu. Të tjerë, që e dinë historinë, është e udhës të kujtojnë ata që kanë sevda të bëjnë shqiponjën për inat të grekëve se  e këtë lojë e kemi humbur njëherë dhe është e mençur të mos e përsërisim gabimin.

E humbëm jo thjesht ndan grekëve, por ndaj Greqisë ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë që nuk e shohin botën si ne. Kemi patur kundër edhe disa nga tanët që na e njihnin zullumin. 
Në ato raste kur duhet protestuar, siç është keqtrajtimi i emigrantëve e kështu me radhë, është e dobishme të dalin të gjithë. Emigrantët është mirë të mos bëjnë gabimin tonë që protestojmë për partitë. Edhe njëherë: qyqet kanë ngordhur, tani vetëm bijnë erë të rëndë. Nuk rend kush pas kërmave.

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Marin Mema do te kishte qef tiu drejtohej direkt online sic bente Berisha.
Kurse Dritan Hila ndoshta do te merrte pjese vete.

Keta faqezinjte jane kerpudhat qe mbolli evgjiti i Permetit. As vete nuk e dine se c'fare krenarie i ka mbetur ketij mileti qe si shtet nuk prodhon me as nje gjilpere dhe nuk ka asnje tank.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.