Trump i nxjerr bllof të gjithë. Kongresi ka miratuar sanksionet, presidenti i ofron 100 mld $ Erdoganit
Donald Trump ka nxjerrë sërish bllof mediat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë që prej javësh Shtëpia e Bardhë kërcënon me sanksione, sot njoftohet se presidenti amerikan ka bërë të kundërtën: përmes një letre ai i ka propozuar homologut turk, Recep Tayyip Erdogan një paketë 100 miliardë dollarë.
Në këmbim Trump kërkon që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus S-400, një hap që sipas gazetës “The Washington Post" mund të acarojë raportet mes presidentit dhe Kongresit që muajin e kaluar votoi me shumicë për vendosjen e sanksiomeve.
Gazeta shkruan se kjo është një ofertë e ngjashme me atë që iu bë Turqisë pak para se ajo të niste ndërhyrjen ushtarake në Siri
Në tavolinë madje qarkullon edhe një version tjetër që parashikon dakordësinë e Turqisë që të mos e bëjë operativ sistemin në mënyrë që diapozitivët e teknologjisë stealth që ofron avioni F-35 të mos gjurmohen. Por për këtë Turqia duhet të pranojë monitorim.
Ky është një hap që Trump e ka ndërmarrë pak para vizitës së Erdogan.në ShBA duke luajtur me një ofertë të re përpara sesa tema e sanksioneve të bëhet urdhër ekzekutiv. Trump provon edhe njëhere se do të shmangë me çdo kusht konfliktin dhe përballjen duke çorientuar shumëkënd sa kohë që ne shoën e vet jep përshtypjen se është gati për çdo gjë.
Add new comment