s 400
Trump i nxjerr bllof të gjithë. Kongresi ka miratuar sanksionet, presidenti i ofron 100 mld $ Erdoganit
Donald Trump ka nxjerrë sërish bllof mediat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ndërkohë që prej javësh Shtëpia e Bardhë kërcënon me sanksione, sot njoftohet se presidenti amerikan ka bërë të kundërtën: përmes një letre ai i ka propozuar homologut turk, Recep Tayyip Erdogan një paketë 100 miliardë dollarë.
Në këmbim Trump kërkon që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus S-400, një hap që sipas gazetës “The Washington Post" mund të acarojë raportet mes presidentit dhe Kongresit që muajin e kaluar votoi me shumicë për vendosjen e sanksiomeve.
Erdogan: Sistemi S400 është duke ardhur në Turqi. Nuk diskuton dot kush, vendimet tona për mbrojtjen
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur poshtë disa raportime të mediave perëndimore, sipas të cilave Turqia ka hequr dorë nga blerja dhe dislokimi në territorin e vet të sistemit mbrojtës S400. Në një konferencë për shtyp dhënë pas kthimit nga Kazakistani, Erdogan tha se “është depozituar një shumë e caktuar ndaj Rusisë”.
“Procesi do të vazhdojë…Askush nuk ka të drejtë të diskutojë sovranitetin e Turqisë dhe vendimet e pavarura tona për përmirësimin e mbrojtjes. Jemi ne që marrim vendime për pavarësinë tonë”, shtoi ai.
Turqia, një hap tjetër “kundër” NATO-s
Turqia e presidentit aktual Reçep Tayyip Erdogan po ecën përherë e më shumë drejt shkëputjes nga kampi perëndimor duke kërkuar liri të plotë në politika e veta. Kjo po prek edhe mbrojtjen, në të cilën Turqia kontribuon jo vetëm me pozitën e vet si krahu jugor I NATO-s, por edhe me kapacitetet. Duket se kjo po ndryshon dhe për këtë flasin veprimet e Ankarasë zyrtare. Pak kohë pas grushtit të shtetit, Turqia bëri një lojë nervash me SHBA-të kur kërcënoi disa herë nxjerrjen e amerikanëve nga baza ajrore e Incirlikut, ku janë vendosur edhe armë bërthamore.