Borrell: Vizita ime e parë jashtë, në Kosovë. Marrëveshja me Serbinë, prioritet

Postuar në 08 Tetor, 2019 02:27

Përfaqësuesi i ri i bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell ka deklaruar në Komitetin e Parlamentit Europian për Çështjet e Jashtme se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet arritur sa më shpejt. Për këtë arsye ai ka premtuar se do të angazhohet personalisht dhe se vizitën e parë jashtë do ta zhvillojë në Prishtinë, pasi siç tha “Serbinë tashmë e njoh mirë”.  

Një gjë është e qartë: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje. Kjo është e rëndësishme. Do të bëj gjithçka mundem të përmbush këtë prioritet. Kosova duhet të heqë tarifat dhe Serbia duhet të angazhohet plotësisht dhe në një dialog të ndershëm

citohet të jetë shprehur ai.

Borrell është pyetur nëse fakti se Spanja prej nga ai vjen, e cila nuk njeh Kosovën, cenon integritetin dhe kredibilitetin e politikave të tij në këtë rajon dhe lidhur me këtë ai ka thënë se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme vendet anëtare janë të bashkuara në idenë se problemi duhet zgjidhur.

Nëse Kina, India dhe Rusia nuk do të njohin Kosovën, Kosova nuk ka për të arritur shtetësinë e vet. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë që bisedimet të vazhdojnë

ka shtuar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.