Google vodhi të dhënat e përdoruesve të Incognito, ujdi për t'i fshirë të gjitha
Google është zotuar të fshijë të dhënat e përdoruesve, të mbledhura pa dijeninë e tyre. Vendimi i gjigantit të teknologjisë erdhi si pjesë e zgjidhjes së një padie në grup të ngritur ndaj saj në vitin 2020. Paditësit pretenduan 4 vjet më parë se njësia e Alphabet Inc. kishte mbledhur të dhëna në mënyrë të fshehtë nga njerëz që përdornin shfletuesin e saj të internetit Chrome, në modalitetin privat, ose ajo që njihet ndryshe si incognito.
Ky funksion që mendohej se i lejonte përdoruesit të çaktivizojë mbledhjen e të dhënave kur përdor Google Chrome, mjete të tjera të motorit të kërkimit të përdorura nga faqet e internetit, si teknologjia e reklamave, i mbledhin të dhënat pa dijeninë e tij.
Çështja përfundoi në gjykatën federale të San Francisco-s, ku pak ditë më parë Google ra dakord të fshijë miliarda të dhëna, në mënyrë që çështja të mbyllej. Po ashtu, motori i kërkimit premtoi se do të bëjë disa ndryshime që e bëjnë më të qartë për përdoruesin se si mblidhen të dhënat si dhe se çfarë aktiviteti është i dukshëm për faqet e internetit kur përdoruesit shfletojnë në modalitetin "incognito".
“Ne jemi të kënaqur të zgjidhim këtë padi, për të cilën gjithmonë kemi besuar se ishte e pabazë”, tha në një deklaratë Jose Castaneda, zëdhënësi i Google. “Ne kurrë nuk i lidhim të dhënat me përdoruesit kur ata përdorin modalitetin incognito. Jemi të lumtur të fshijmë të dhënat e vjetra teknike që nuk janë lidhur kurrë me një individ dhe nuk janë përdorur kurrë për asnjë formë personalizimi.”
Paditësit kanë kërkuar 5 miliardë dollarë dëmshpërblim, por marrëveshja nuk përfshin asnjë pagesë nga Google. Individualisht, ata mund të kërkojnë dëmshpërblim nga Google, duke paraqitur paditë e tyre në gjykatat shtetërore të SHBA-së. Paditë individuale kanë nisur menjëherë dhe sipas avokatëve rreth 50 të tilla janë depozituar.
Marrëveshja e Google për të fshirë në mënyrë retroaktive informacionin e përdoruesit është një lëshim i rëndësishëm pasi formon shtyllën kurrizore të biznesit fitimprurës të reklamave të kompanisë, i cili varet nga cilësia e motorit të saj të kërkimit. Ai gjithashtu vjen pasi Google është përballë sfidave të shumta rregullatore në SHBA dhe jashtë saj.
“Ka pasur një zhurmë të vazhdueshme ankesash, padish dhe veprimesh rregullatore të përqendruara në kompanitë që mbledhin ose ndajnë të dhënat e klientëve në mënyra për të cilat nuk kanë dijeni,” citohet nga TIME Stephanie Liu, analiste në Forrester. "Rritja e padive dhe ankesave të grupit të orientuar drejt privatësisë tregon se konsumatorët janë gjithnjë e më shumë të kujdesshëm ndaj privatësisë dhe po ndërmarrin veprime."
Marrëveshja shmangu një proces që ishte planifikuar të niste në shkurt. Vitit 2025 pritet të jetë një nga më të vështirët në përbaljen e Google në gjykata. Një padi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA dhe një koalicion i prokurorëve të përgjithshëm të shtetit e akuzojnë kompaninë për shkeljen e rregulloreve antitrust duke monopolizuar ilegalisht reklamat dixhitale. Ajo pritet të nis në shtator, ndërsa në mars të vitit tjetër, një padi e ngjashme nga Teksasi dhe shtetet e tjera sfidon në gjykatë praktikat e teknologjisë së reklamave të Google.
Add new comment