SHBA dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit, marrëveshja më e madhe që nga Lufta e Ftohtë
Rusia dhe SHBA kanë vënë në zbatim marrëveshjen e fundit për shkëmbimin e të burgosurve, më e madhja e këtij lloji që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Shtëpia e Bardhë deklaoi se për arritjen e saj në negociata është përfshirë edhe Gjermania dhe vende të tjera.
Marrëveshja, e negociuar në fshehtësi për më shumë se një vit, përfshin 24 të burgosur: 16 të zhvendosur nga Rusia në Perëndim dhe tetë të burgosur të mbajtur në Perëndim që u kthyen në Rusi. BE e përshëndeti lirimin e të burgosurve "të persekutuar padrejtësisht" dhe bëri thirrje që të gjithë të burgosurit politikë të lirohen.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i priti në aeroport të burgosurit rusë të kthyer në atdhe, ku premtoi se do tu jepen çmime shtetërore. Ndësa në SHBA, të burgosurit amerikanë u pritën nga presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris. "Sot është një shembull i fuqishëm se pse është jetike të kesh miq në këtë botë," tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar nga të afërmit e të burgosurve të liruar.
Marrëveshja i siguron administratës Biden sukses të jashtëzakonshëm diplomatik ndërsa fushata presidenciale e SHBA-së, që vë përballë ish-presidentit Tum zëvendëspresidenten Kamala Harris hyn në muajt e saj të fundit. Megjithatë, marrëveshja e shumë vendeve u duk qartë se ishte një shkëmbim i njëhershëm që nuk rivendos marrëdhëniet antagoniste SHBA-Rusi.
Zëvendës këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jon Finer tha për CNN se lidhjet SHBA-Rusi mbeten "në një pikë shumë të vështirë" pavarësisht shkëmbimit të të burgosurve. "Nuk kishte aspak besim në këtë marrëdhënie apo në negociata," tha Finer. Krahas Gjermanisë, në marrëveshje u përfshinë Polonia, Sllovenia, Norvegjia dhe Bjellorusia. Turqia koordinoi shkëmbimin, i cili u zhvillua në pistën e aeroportit të Ankarasë.
Të burgosurit
Vladim Krasikov, kolonel në shërbimin rus të sigurisë FSB, i cili po vuante dënimim me bur përjetë në Gjermani për vrasjen e një disidenti çeçeno-gjeorgjian të mërguar në një park të Berlinit, është një nga përfituesit nga marrëveshja. Midis perëndimorëve të liruar ishte Gershkovich, gazetar i Wall Street Journal, i cili ishte akuzuar për mbledhje informacioni sensitiv ushtarak për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së. Paul Whelan, ish-marins amerikan, i cili po vuante një dënim 16-vjeçar në një koloni penale ruse për akuzat për spiunazh.
Rico Krieger, gjerman, i dënuar me vdekje në Bjellorusi me akuza për terrorizëm. Ai u fal nga presidenti Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, përpara se të lirohej. Alsu Kurmasheva, gazetare ruso-amerikane e dënuar me 6-1/2 vjet burg më 19 korrik, në të njëjtën ditë me Gershkovich, si dhe Vladimir Kara-Murza, një disident ruso-britanik dhe rezident në SHBA që vuan 25 vjet. për tradhëti pasi tha se Putini po bombardonte shtëpitë, spitalet dhe shkollat e Ukrainës. Së bashku me ta u liruan edhe aktivisti për të drejtat e njeriut Oleg Orlov dhe politikani i opozitës ruse Ilya Yashin.
Në Perëndim, disidentët shihen nga qeveritë dhe aktivistët si të burgosur politikë të ndaluar gabimisht. Të gjithë, për arsye të ndryshme, janë cilësuar nga Moska si ekstremistë të rrezikshëm. Shumë nga të liruarit kishin punuar me Alexei Navalny, figurën kryesore të opozitës ruse, i cili vdiq në rrethana të paqarta në një koloni penale të Arktikut në shkurt. Këshilltari për sigurinë kombëtare të Biden, Jake Sullivan, konfirmoi se shkëmbimi kishte për qëllim të përfshinte edhe Navalnyn përpara vdekjes së tij.
Add new comment