Rusia dhe Koreja e Veriut, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni

Postuar në 19 Qershor, 2024 15:33

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan kanë nënshkruar një marrëveshje të re, në të cilën të dyja zotohen për ndihmë të ndërsjellë në rast përballjeje me "agresion".

Marrëveshja e plotë nuk është bërë ende publike, por ajo mund të shënojë lidhjen më të fortë mes Moskës dhe Phenianit që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Liderët e të dy vendeve e përshkruan marrëveshjen si një përmirësim të madh të marrëdhënieve të tyre, që mbulon sigurinë, tregtinë, investimet dhe lidhjet kulturore e humanitare.

Dokumenti mbi partneritetin gjithëpërfshirës që ne kemi nënshkruar sot parashikon, ndër të tjera, ndihmë reciproke në rast agresioni ndaj njërit prej pjesëmarrësve”, tha Putin.

Marrëveshja erdhi gjatë vizitës së Putin në Korenë e Veriut, për herë të parë në 24 vjet.

Samiti erdhi ndërsa SHBA dhe aleatët e saj shprehin shqetësime në rritje për një marrëveshje të mundshme armësh, në të cilën Koreja e Veriut i siguron Moskës municionet e nevojshme për luftën e saj në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transferimit të teknologjisë që mund të rrisin kërcënimin që paraqesin armët bërthamore të Kim dhe programi i raketave.

Lideri komunist i Koresë së Veriut tha se të dy vendet kanë nënshkruar "traktatin më të fortë ndonjëherë" mes tyre, duke e vendosur marrëdhënien në nivelin e një aleance. Ai u zotua për mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ndërsa Putin tha se ishte një "dokument përparimtar" që pasqyron dëshirën e përbashkët për të çuar marrëdhëniet në një nivel më të lartë.

Koreja e Veriut dhe ish-Bashkimi Sovjetik nënshkruan një traktat në vitin 1961, i cili sipas ekspertëve kërkonte ndërhyrjen ushtarake të Moskës nëse Veriu do të sulmohej. Marrëveshja u shfuqizua pas rënies së BRSS dhe u zëvendësua nga një pakt të ri në vitin 2000, që gjithsesi ofronte garanci më të dobëta sigurie.

Putin u prit me ceremoni shtetërore në sheshin kryesor të Penianit, ku turma të mëdha brohoritnin në të dy anët e rrugës. Presidenti rus e falënderoi Kim për mbështetjen e Koresë së Veriut në Ukrainë, pjesë e asaj që ai tha se ishte një "luftë kundër politikave hegjemoniste imperialiste të SHBA-së dhe satelitëve të saj kundër Federatës Ruse".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.