Politikë

Rruga drejt ribashkimit?

Postuar në 26 Shkurt, 2017 12:05

Turbullohen edhe më shumë ujërat me situatën politike në Shqipëri, pas konfirmimit se Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të jenë anëtarë të bordit menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Heshtja e (këtyre) ambasadorëve për protestën është veprim i logjikshëm...

Postuar në 25 Shkurt, 2017 16:18

Pohimi nga kreu i Antimafies italiane për trefishimin e sipërfaqes së kultivimit të drogës ka nxjerrë në pah një problem serioz edhe sa i përket disa ambasadorëve në Tiranë. Duke patur një rol jo të vogël, ambasadorët, sidomos dyshja Lu-Vlahutin, kanë ndikuar jo pak në klimën e proceseve politike.

Prenga nën mbrojtje militante nga KQZ-ja. Prokuroria përsërit kërkesën për heqjen e mandatit

Postuar në 25 Shkurt, 2017 15:11

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërpresë mandatin e deputetit Armando Prenga. Kërkesa i është përcjellë KQZ-së që drejtohet nga një militant partiak si Denar Biba.

Policia kallëzon Bashën për nxitje të dhunës kundër rendit kushtetues

Postuar në 25 Shkurt, 2017 13:58

Për thirrjen ë bërë një ditë më parë nga çadra e protestës, policia i ka kërkuar Prokurorisë të ndjekë penalisht kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.Në materialin që i ka referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë policia thotë se në datën 24 shkurt në çadrën e ngritur,para kryeministrisë dhe në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

"Ta heqim zvarrë nga zyra”, drejtori i TVSH-së përgënjeshtron akuzën e kreut të PD-së

Postuar në 24 Shkurt, 2017 15:50

Pas deklaratës së Lulzim Bashës para protestuesve të PD-së, ku sulmoi drejtuesin e TVSH-së, duke e quajtur pleh dhe bëri thirrje ta tërheqin zvarrë nga zyra, ka reaguar vetë drejtori Thoma Gëllçi.

Me anë të një letre, ai shprehet se nuk bëhet pjesë e debatit politik dhe as zhvillimeve politike të ditës. Në letër thuhet se TVSH i ka dhënë vendin dhe hapësirën e duhur Partisë Demokratike, duke dhënë pasqyrim të paaanshëm edhe të protestës së tanishme.

Gëllçi kërkon nga kryetari i Partisë Demokratike të bëjë përgënjështrimin e fjalëve të pavërteta në adresë të RTSH-së.

Opozita përshkallëzon protestën. Nuk është thirrje për luftë, por ndjekje e një modeli demokratik të 2011-ës

Postuar në 24 Shkurt, 2017 13:52

Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar në tendën e protestës: 

Janë 2 miliardë euro drogë. Borchardt e tha në vetë të parë. Dëgjojeni!

Postuar në 24 Shkurt, 2017 12:31

Ambasadori i OSBE-së Borchardt ka takuar sot ministrin Tahiri. Pavarësisht zvarritjeve të këtij të fundit, 2 mld euro mbeten në qarkullim si pasojë e drogë së shtuar. Dhe për drogë të shtuar flet ambasadori në intervistën e tij për Ora-News. Çfarë ka këtu për të sqaruaar? 

Pas sulmeve ndaj Trump, kryeministri përqafon kartën ruse për kompensim

Postuar në 24 Shkurt, 2017 11:05

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar vijimin e prezencës amerikane dhe perëndimore në Ballkan, që sipas tij kërcënohet nga rënia nën ndikimin rus.

Mos na braktisni në duart e rusëve”, thotë Edi Rama në intervistën e tij Rama. Ndërkohë gazeta citon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati të deklarojë se “ka një mungesë fokusimi në Ballkan nga partnerët tanë kryesorë, SHBA dhe BE”.

Majko bën autokritikë për “gabimin politik” të djalit

Postuar në 23 Shkurt, 2017 20:42

Dy gishta lart në një foto detyrojnë babain të bëjë autokrotikë. Ka ndodhur me Pandeli Majkon, djali i të cilit ka dalë në një fotografi me dy gishtat lart, e cila mandej është interpretuar si përkrahje e protestës së opozitës. Majko ka rendur – nuk dihet mirë për cilat arsye – të njohë para socialistëve përgjegjësinë e këtij gabimi politik që rëndon në biografi.

Borchardt në tryezën e krizës

Postuar në 23 Shkurt, 2017 09:33

Në kohën kur qeveria është përballë akuzave të opozitës për intimidim të zgjedhjeve dhe përdorimin e elementëve kriminalë për të rikonfirmuar pushtetin, mosbesimi shtohet pas deklaratave të kreut të Prezencës së OSBE-ODIHRI-it, Bernd Bochardt, i cili flet për 2 miliardë euro para të drogës që mund të pëdoren për blerjen e votave.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë