"Ta heqim zvarrë nga zyra”, drejtori i TVSH-së përgënjeshtron akuzën e kreut të PD-së
Pas deklaratës së Lulzim Bashës para protestuesve të PD-së, ku sulmoi drejtuesin e TVSH-së, duke e quajtur pleh dhe bëri thirrje ta tërheqin zvarrë nga zyra, ka reaguar vetë drejtori Thoma Gëllçi.
Me anë të një letre, ai shprehet se nuk bëhet pjesë e debatit politik dhe as zhvillimeve politike të ditës. Në letër thuhet se TVSH i ka dhënë vendin dhe hapësirën e duhur Partisë Demokratike, duke dhënë pasqyrim të paaanshëm edhe të protestës së tanishme.
Gëllçi kërkon nga kryetari i Partisë Demokratike të bëjë përgënjështrimin e fjalëve të pavërteta në adresë të RTSH-së.
Basha u shpreh sot në protestë se Gëllçi ka hequr nga puna një punonjëse të vjetër të institucionit, për shkak se u bë pjesë e protestës së PD-së.
Add new comment