Politikë

Këtu ka tradhëti burra!

Postuar në 17 Shkurt, 2017 20:01

Tonet patriotike të Edi Ramës jo gjithmonë nënkuptojnë disponimin e tij për të zgjidhur çështjet e ashtuquajtura kombëtare. Viktima e radhës është Shpëtim Idrizi dhe çështja çame. Kryeministri që nuk i kursen shfaqjet  sipas axhendave nacionaliste që promovon në kuadër të devizës "zero probleme me fqinjët", duket se ka bërë një hap mbrapa në raport me Greqinë, me të cilën ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet qëkurse ka ardhur në pushtet. 

AntiProletarët e Reformës dhe qeveria e absurdeve

Postuar në 17 Shkurt, 2017 13:42

Absurdi politik në Shqipëri është gjysmëqeveria që drejton Edi Rama. Themi gjysmëqeveria pasi jemi në pikën ku polemikat "pro" dhe "kundër" asaj që mund të quhet kryereforma e mandatit të parë të çiftit Rama-Meta po konsumohen brenda atij që quhet "Koalicioni për Shqipërinë Europiane". 

Zonja Doda, vareni te palma!

Postuar në 16 Shkurt, 2017 20:07

Mesila Doda, dikur deputete e Partisë Demokratike, sot deputete e PDIU-së, ka mbajtur një fjalë në Parlament, një si gati poemë epike, e cila merr përmasat e një grimce humoristike pasi heroi i keq i saj është “i pakëti” Vangjel Dule. 
Doda thotë se Dule punon për shpërbërjen e Shqipërisë dhe për këtë si argument ka bindjen e vet dhe copëza lajmesh nga mediat. 

Nisin “arrnimet” e Vetting-ut, Rama heq njerëzit partiakë të reformës

Postuar në 16 Shkurt, 2017 18:34

Në të njëjtën ditë Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni si dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi i kanë dorëzuar kryeministrit dorëheqjen. Me argumentin se largimi i tyre do të shërbejë për të eleminuar çdo alibi të atyre që i frikësohen reformës në drejtësi, të dy titullarët kanë hapur krahun me urdhër politik.

Jo ndihmë nga Shqipëria për sovranitetin e Kosovës

Postuar në 16 Shkurt, 2017 13:23

Zv.kryeministri I Kosovës, Hajdredin Kuçi ka folur gjatë një takimi në Universitetin Europian të Tiranës në të cilin ka shprehur disa mendime për raportet me Shqipërinë, sovranitetin, tensionet në Ballkan dhe BE-në dhe SHBA-të.

Armando Prenga jashtë parlamentit, Prokuroria procedim penal për KQZ

Postuar në 16 Shkurt, 2017 12:19

Armando Prenga, votën e të cilit Partia Socialiste e përdori edhe pas problemeve me drejtësinë që e shpalli të pafajshem për plagosjen me armë në komisariatin e Kurbinit, do t'i hiqet mandati i deputetit. Në një dokument të publikuar nga prokuroria e Përgjithshme thuhet se deputeti socialist i Kurbinit, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe në Shqipëri me gjobë për falsifikim dokumentash. Paralelisht me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Prenga, Prokuroria ka njoftuar se ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një zë nga Shqipëria e gjeneratorëve për “aferën CEZ”

Postuar në 16 Shkurt, 2017 11:24

Një shpjegim i detajuar mbi zanafillën e aferës CEZ”. Ky është titulli i një artikulli që mban firmën e ish-zv.ministrit të Energjetikës, Pajtim Bello. Ky titull të tërheq në leximin e shkrimit, pasi njeriu shpreson se do të marrë më në fund vesh se për çfarë bëhet fjalë në këtë zallamahi të madhe shkeljesh dhe akuzash. Janë ngritur dy komisione hetimore, ka një përplasje me Avokaturën e Shtetit që është kapur në flagrancën e konfliktit të interesit dhe në këtë kontekst shfaqet shumë premtues Pajtim Bello.

Sallata e reformës në drejtësi, PS me hallet e ambasadorëve

Postuar në 15 Shkurt, 2017 22:21

Ardhja e Petrit Vasilit në Ministrinë e Drejtësisë, duket se e ka çuar timonin e LSI-së në drejtim të kundërt me atë të qeverisë sai i takon reformës në drejtësi dhe rolit të ndërkombëtarëve në të ashtuquajturin Operacion Ndërkombëtar i Monitorimit.

Shqipëria dhe Kosova me Përfaqësim të Unifikuar diplomatik?

Postuar në 15 Shkurt, 2017 15:51

Nuk mund të kalonte edhe aktiviteti për dixhitalizimin e shërbimeve konsullore pa shfaqjen teatrale të kryeministrit të Shqipërisë, i specializuar tashmë në artin e pamundur të diplomacisë së mistrecit. Ministri i Jashtëm, Bushati ka folur për cilësinë e shërbimeve të reja, uljen e kostove, kalimin në shërbime me një sportel për një sërë shërbimesh konsullore që deri më sot u plasnin buzën njerëzve.

Kushtetuta u ndryshua nga Berisha dhe Rama, por unë u distancova me Berishën

Postuar në 15 Shkurt, 2017 11:30

Bamir Topi, ish – president i vendit dhe aktualisht kryetar i një partie politike, i ka dhënë një intervistë Neës24, ku flet edhe për ndarjen me Berishën. Deklarimi i Topit ka rëndësi për të kuptuar simptomat që provokon Berisha te disa politikanë. Thotë Topi: 

Pages

Subscribe to RSS - Politikë