Jo ndihmë nga Shqipëria për sovranitetin e Kosovës
Zv.kryeministri I Kosovës, Hajdredin Kuçi ka folur gjatë një takimi në Universitetin Europian të Tiranës në të cilin ka shprehur disa mendime për raportet me Shqipërinë, sovranitetin, tensionet në Ballkan dhe BE-në dhe SHBA-të.
“Shpeshherë flitet deri ku shteti shqiptar mund të ndihmojë shtetin e Kosovës? Unë mendoj që mund ta ndihmojë ashtu siç e ka ndihmuar deri më tani. Por janë 3-4 çështje që ne duhet t’i bëjmë vetë. E para, sovranitetin duhet ta ushtrojmë vetë, mos të kërkojmë nga Shqipëria, mbase duhet të kërkojmë nga SHBA-ja, NATO, apo BE-ja. E dyta në tërësinë territoriale duhet të kërkojmë garanci ndërkombëtare. Besoj që kjo është më e udhës, ne e kuptojmë këtë lloj mbështetjeje që marrim nga Shqipëria, por duhet të jemi korrektë që të themi se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i prijnë asaj që të hyjnë sërish në luftë. Ka patur luftëra mjaftueshëm”, tha ai ndër të tjera.
Kuçi është pyetur edhe për disa precedentë të kombeve të ndarë në dy shtete si Vietnami dikur, Korea etj.. Ai është shprehur se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet në BE, ndërkohë që mbajtja e tezave paralele të integrimit dhe bashkimit, krijon probleme.
…Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Europian, ashtu si është më e lehtë, ashtu si na pranojnë ata. Mirëpo nëse nuk na pranojnë atëherë duhet të vendosim, por kam thënë edhe më parë publikisht, kurrë Kosova nuk duhet të jetë më pak se shtet, çka duhet të jetë më pak do duhet të punojmë bashkërisht, njëra -tjetrën duhet ta ndihmojmë edhe në formë federate që përmendët etj., hyrja në Bashkimin Europian e redukton kërkesën e bashkimit kombëtar. Por nëse dikush mendon që duhet ta mbajmë edhe integrimin në BE, edhe çështjen e bashkimit kombëtar, do të ketë telashe të menaxhohet çështja e bashkimit kombëtar jashtë atyre rrugëve të BE…Nuk duhet të kërkojmë nga Shqipëria një veprim që e dëmton Shqipërinë. Ne duhet të bëjmë veprime të kujdesshme. Ne duhet t’i ikim politikave të inatit, politikave nacionaliste dhe të kemi politika që kërkojnë anëtarësimin në BE. Askush më shumë në rajon nuk ka nevojë për vlera europiane se sa kombi shqiptar. Edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni
tha ai, raporton gazeta "Mapo".
Add new comment