Kushtetuta u ndryshua nga Berisha dhe Rama, por unë u distancova me Berishën

Postuar në 15 Shkurt, 2017 11:30

Bamir Topi, ish – president i vendit dhe aktualisht kryetar i një partie politike, i ka dhënë një intervistë Neës24, ku flet edhe për ndarjen me Berishën. Deklarimi i Topit ka rëndësi për të kuptuar simptomat që provokon Berisha te disa politikanë. Thotë Topi: 

Unë e kam shumë të vështirë të prishem për arsye personale. Po e them për herë të parë po e them se jam prishur për arsye shtetërore. Në prill 2008 Sali Berisha dhe Edi Rama arritën një akord në dëm të shtetit, ndryshimet kushtetuese. Gjithë ajo klimë tensioni bëri atë që unë të krijoja distancimin, pozicionimin. Njeriu pavarësisht se bën debate të forta shtetëtore, i ruan marrëdhëniet njerëzore, gjë që nuk ndodhi nga krahu tjetër. Ndryshimet erdhën menjëherë pas Gërdecit. Opozita e asaj kohe mendoi se pushtetin e kishte shumë të afërt. Ish kryeministri e shfrytëzoi për të fuqizuar pushtetin e tij ekzekutiv.
Nga ky moment pastaj nisi një betejë e vendosjes së pushtetit politik mbi shtetin. Kjo ishte arsyeja që unë jam distancuar
”. 

Një koment kryekëput hipokrit nga njeriu që me ndihmën e këtij pushteti që është sot,mja doli edhe të bllokojë një rrugë në Tiranë. Së pari duhet thënë se Topi bëri karrierë në PD në vitet ’90 si pasonë e përzgjedhjes prej tij nga Berisha kryesisht për shkak të origjinës. 
Topi nuk ka ndonjë shqisë apo talent politik, ai ka luajtur me imazhin e vet si intelektual, pa dhënë ndonjë kontribut real. 

Kur ndodhën ndryshimet kushtetuese kishte kaluar vetëm një vit nga zgjedhja e tij si president, përmes një votimi që pa 6 deputetë socialistë të kthenin votën drejt tij për arsye që mbeten të panjohura. Asokohe Topi e quajti Ramën një xhelat politik, kurse vetëm një vit më pas, ky ish-komandant i Përgjithshëm thotë se u distancua për arsye shtetërore. 

A kishte vallë mundësi komandanti Bamir Topi të merrte informacion për ndërmarrjen e Gërdecit, apo edhe ai si Berisha dëgjoi për herë të parë për të vetëm pas shpërthimit? 

Sot mund të thuhen shumë gjëra. Zotëria është duke bredhur lart e poshtë për një marrëveshje politike me Edi Ramën, si “dy çuna Tirone nga ata të vërtetët”, por sado i zgjuar të jetë ish-komandanti Bamir Topi, ai nuk mund të gënjejë kaq hapur. Ndryshimet e Kushtetutës ndodhën me firmën edhe të Edi Ramës. Madje reduktimi i kompetencave të Presidentit dhe ndryshimi i dispozitës për mocionin ndaj qeverisë, ishin mirëfilli propozime që burimisht vinin nga patologjitë e Ramës. Për më tepër që në cilësinë e opozitarit, Edi Rama nuk kërkoi dorëheqjen e qeverisë Berisha, por...ndryshimin e Kushtetutës për të cilën sot marrim vesh se Topi, që duket se vuan nga një formë e rrallë e inteligjencës, imka mbetur qejfi me Berishën! 

Së fundmi edhe ashtu siç u bënë ndryshimet kushtetuese, ato u bënë nga Parlamenti shqiptar dhe janë legjitime. Çfarë ka këtu për “arsye shtetërore” këtë vetëm Bamir Topi e di. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.