Borchardt në tryezën e krizës
Në kohën kur qeveria është përballë akuzave të opozitës për intimidim të zgjedhjeve dhe përdorimin e elementëve kriminalë për të rikonfirmuar pushtetin, mosbesimi shtohet pas deklaratave të kreut të Prezencës së OSBE-ODIHRI-it, Bernd Bochardt, i cili flet për 2 miliardë euro para të drogës që mund të pëdoren për blerjen e votave.
“Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave”.
Qeveria është munduar të fshehë përmasat reale të situatës së kultivimit dhe trafikut të kanabisit, duke folur për 98% të parcelave me kanabis të shkatërruara, por shqetësimi i OSBE-së i jep fund edhe aludimeve për “hiperbolat” e opozitës, dukevënë sërish në pikëpyetje integritetin e kësaj qeverie dhe mbi të gjitha zgjedhjet e ardhshme.
http://www.oranews.tv/vendi/borchardt-kanabisi-rrezik-per-zgjedhjet-qark...
Add new comment