Opozita përshkallëzon protestën. Nuk është thirrje për luftë, por ndjekje e një modeli demokratik të 2011-ës

Sot kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar në tendën e protestës:
Ky është sistemi kriminal, kasta kriminale, republika kriminale që duhet përmbysur me çdo kusht, me çdo kusht, përmbysur dhe varrosur për ti hapur rrugën një republike të drejtësisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo kriminelët, jo kodoshbiznesmenët dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk është thjesht një protestë, një luftë që ka nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre duke marr zgjedhjet në duart e tyre dhe një pakice që do ta mbaj Shqipërinë peng e të burgosur duke mbajtur peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.
Më poshtë video e njohur që na thotë se kjo gjë është pjesë e Mosbindjes Civile, asgjë më shumë.
Comments
po ju te redaksis ndajeni
po ju te redaksis ndajeni mendjen ishte mire ateher a eshte mire tani..se keta i morem vesh si basha si rama,kane bere copy paste te njeri tjetrit..urojme qe copy te jete pa viktima kesaj radhe:)ju duhet te jeni neutral e paraqisni vetem faktet cka ndodhur e cpo ndodh::))
Add new comment