Lajçak: Në Ballkan, dy shtete pranë shpërbërjes, tre të tjerë në krizë të thellë
Miroslav Lajçak, ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe i njohur për opinionin shqiptar si negociator për krizën e vitit 2011 në Shqipëri, ka deklaruar se Ballkani ndodhet në prag të ngjarjeve dramatike. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në këtë rajon duke lejuar të krijohen situata të ndryshimit të kufijve.
BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike
ka thënë Lajçak para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, raporton “Koha Ditore”. Ky është një paralajmërim shumë serioz që prek patjetër botën shqiptare në rajon, sidomos me situatën e tanishme në Maqedoni.
Add new comment